Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë. Mësohet se një 54-vjeçar sulmoi me thikë kalimtarët, duke plagosur 4 persona. Mediat greke shkruajnë se autori u pas krimit, njoftoi policinë. “Unë kam qëlluar njerëzit me thikë. Do të bëj vetëvrasje.”
Bëhet me dije se efektivët shkuan të arrestojnë 54-vjeçarin i cili po priste damarët. Aktualisht ai ndodhet në spital, në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka thënë për mediat se autori është është posedues droge dhe me probleme të shëndetit mendor. Në dhjetor të 2020, ai ishte arratisur nga spitali psikiatrik.














