• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse u katandis Liqeni Artificial i Tiranës në një pellg të qelbur?!

21:27 : 06/07/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SOCIALE

Nga Ermal Mulosmani

Parku i madh i Tiranës ose siç njihet ndryshe nga banorët – Parku i Liqenit Artificial, ka qenë historikisht një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Qysh në mëngjes herët e deri në orët e mesnatës, rrugët e lakuara përmes kodrave dhe brigjeve të Liqenit popullohen masivisht nga pasionantë të natyrës, vrapues, sportistë, të moshuar, këngëtarë rrugësh, artistë performues dhe çifte të dashuruarish (këta të fundit gjithnjë e më pak).

Nëse në një mbrëmje vere ke vendosur ta bësh vrapin në një orë të vonë ky është një gabim i madh. Mes orës 21.30 deri në 23.00, në shëtitoren mbi Digën e Liqenit vërshon një lumë njerëzish si në shëtitoret e dikurshme të komunizmit! Qindra njerëz që shkojnë e vijnë në një rrugë 400-500 m të gjatë kanë zënë praktikisht të gjitha shtigjet e rezervuara për vrapues apo edhe çiklistë. Madje të shohin vëngër nëse pretendon të hysh mes tyre duke vrapuar apo me biçikletë. Gjithë kjo zallahi e gurgule mbrëmësore ka pak të përbashkëta me një promendaë vere. Të shëtisësh në këtë kaos është një zgjedhje e detyruar.

Betonizimi i Tiranës në çdo cep e ka kthyer Liqenin Artificial në të vetmin oaz të gjelbër, të vetmin oksigjen ku mund ti shmangesh betoniereve, pluhurit dhe zhurmës. Në këtë kontekst, merita e Bashkisë për superpopullimin e LIqenit është e plotë. Duke kthyer gjithë qytetin në kantier ndërtimi mbetet vetëm një zgjidhje – o burra te Liqeni!

Krahu jugor i Liqenit  – pjesa në të djathtë të rrrugës kur shkon te TEG-u – ka qenë një zonë e mrekullueshme e  gjelbër, pa ndërtime deri në zonat ku mes ullishteve shquheshin ca vila pasanikësh. Ishte një sipërfaqe dhjetëra hektarëshe me gjelbrim, që, në kushtet e superpopullimit të qytetit mund të ishte një zgjidhje fantastike për pyllëzim, për rritjen e sipërfaqes së gjelbër. Por kjo ishte dy vjet më parë. Sot në atë zonë ngrihen me dhjetëra pallate, gropa të tjera janë hapur, vinçe e betonierë punojnë gjithë ditën duke kafshuar çdo ditë e më shumë atë njollë jeshile që ka mbetur.

Lexo edhe:

No Content Available

Shpirti i Parkut të Tiranës, Liqeni Artificial, ka kohë që po shteron e mpaket. Nëse kalon ditën përmbi Digë, në cepin perëndimor të Liqenit do vësh re disa pata të gjora të munduara nga zhegu i Korrikut që megjithatë refuzojnë të futen në ujë.  Sipërfaqja e ujit po tkurret çdo ditë e më shumë duke krijuar sipërfaqe toke të çarë si në shkretëtirat e Xhibutit a Eritreas. Pellgu në metrat e parë është i pistë, ngjyrë balte të përzier me alga ndërsa bregu plot me gurë e bimësi kënetore, zhaba e shkreti. Qytetarët e shohin të brengosur atë burim infeksioni bash në qendër të Oazit të Tiranës!

Kjo gjendje vazhdon prej kohësh. Liqeni Artificial, sipas vlerësimeve të Ujësjellësit të Tiranës që e admoinistron ka një sipërfaje pasqyre prej 356,000  m katror me një vëllim afërsisht 2 milion e 560 mijë metër katror. Në përshkrimin eLiqenit Artificial, shkruhet: “Liqeni i Tiranës ka vetëm funksion ekologjik, duke ruajtur nivel konstant gjatë gjithë vitit të pasqyrës së ujit.”

E sigurtë është që sipërfaqja e pasqyrës së ujit nuk ka qenë e njëjtë këto kohë. Ujëra të pista, bimësi kënetore, zhabat në breg që bashkëjetojnë me  patat e trembura që e refuzojnë ujin edhe në mes të zhegut – ky është një peizazh i trishtimit që kontraston me investimin e  bërë në pjesën tjetër të Parkut.

Bashkia e Tiranës duhet të bëjë diçka sa më shpejt për të riparuar këtë situatë. Nuk e kuptoj sesi ata që e administrojnë Parkun mundet ta neglizhojnë deri në këtë pikë. Përpara se të investojnë duke shtuar njolla betoni (siç po bëjnë në fillim te parkut, te fushat e tenisit) le të shohin pak shëmtimin e trishtë të Liqenit./Express

Etiketa: liqeni boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Jennifer Lopez flet për ribashkimin me Ben Affleck pas 17 vitesh: Jam jashtëzakonisht e lumtur

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com