• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e Teatrit, PD-SPAK: Çfarë po bëni me hetimet, pse nuk arrestohet Erion Veliaj?

15:11 : 06/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Partia Demokratike i ka kërkuar sot SPAK informacion lidhur me kallëzimin e depozituar 13 muaj më parë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sekkretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, dhe deputetja Flutura Açka, në një deklaratë për mediat, u shprehën se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK i ka duart e lira të vendosë nën arrest përgjegjësit duke filluar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

“Përkrahim SPAK në luftën kundër korrupsionit, por kjo luftë po bëhet me pikatore dhe shumë e vonuar. Kërkojmë transparencë për hetimin ndaj Ramës dhe Veliajt për Teatrin”, u shprehën dy zyrtarët demokratë.

Sekretari Gjata tha se ka dorëzuar në SPAK kërkesë për informacion, lidhur me kallëzimin e depozituar 13 muaj e 4 ditë më parë nga Partia Demokratike, për sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, megjithëse ka kaluar gjithë kjo kohë, PD nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë me këtë çështje.

Lexo edhe:

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

“Sot bazuar në dispozitat përkatëse, neni 283/58 etj, të Kodit të Proçedurës Penale kërkojmë informacion nga SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin tonë. Ku janë hetimet? Çfarë ka ndodhur? Çfarë masash janë marrë deri tani?

Të mos harrojmë se sapo është shpallur një vendim i Gjykatës Kushtetuese i cili ka konstatuar si antikushtetues të gjitha veprimet që janë bërë me shembjen e Teatrit Kombëtar. Që kur kemi bërë kallëzimin ne i kemi ditur këto, madje edhe tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, na rezulton se pikërisht ata që kemi kërkuar ne, janë fajtorë.

Ne kemi bërë një kallzim mbështetur në 9 vepra penale ku janë përcaktuar me rradhë në këtë kallzim personat përgjegjës që fillojnë me Kryeministrin Edi Rama, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe të gjithë të tjerët me radhë që kanë marrë pjesë në këtë masakër që i është bërë, kulturës së trashëgimisë sonë dhe pasurisë publike. E gjitha kjo në emër të korrupsionit, në emër të abuzimit, të shfrytëzimit të pasurisë publike për interesat e tyre personale, për interesa të oligarkisë që ata mbrojnë”, tha Gjata.

Në vijim ai sqaroi se jemi këtu për t’i kërkuar SPAK informacionin se çfarë ka bërë me kallzimin tonë, pa folur se ka mbi 10 kallzime të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Çfarë ka bërë me këto hetime? Përse SPAK vonohet kaq shumë, përse nuk ka transparencë? Brenda asaj që quhet sekret hetimor, duke ruajtur sekretin hetimor, brenda ligjit, duhet dhënë një informacion, nëse ka thirrur njeri, ka marrë ndonjë dokument, ndonjë provë, ndonjë kqyrje në vendngjarje. Çfarë ka bërë deri tani? Ne kërkojmë që të na kthejnë përgjigje”, tha ai.

Ndërsa deputetja Flutura Açka u shpreh se nuk ka dyshime që qasja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ka lidhje me protestën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht ka lidhje me respektimin e shtetit ligjor.

“Mendoj se ky vendim është një lloj kambanë kujtese për politikën shqiptare që të fillojë një sjellje të re, veçanërisht, ndaj trashëgimisë kulturore. Të gjithë e kemi parasysh se çfarë ndodhi me Teatrin Kombëtar që është një nga aktet më barbare me trashëgiminë kulturore dhe natyrisht edhe ndaj historisë shqiptare dhe që shkon edhe kundër integritetit të shqiptarëve.

Çfarë duhet të kishte ndodhur në fakt menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Do të duhej që Erion Veliaj ose më mirë po themi dyshja, po përdor togfjalëshin e famshëm të tij “Edi dhe unë”, duhet të ishin përgjigjur disa pyetjeve publike:

Përse nuk pritën vendimin e Gjykatës Kushtetuese para se të shembnin Teatrin Kombëtar?

Përse Erion Veliaj shembi Teatrin Kombëtar, kur nuk e kishte në pronësi të tij?

Ku e gjen autoritetin Erion Veliaj për të prishur një aset kombëtar, kur në fakt është thjesht një kryetar bashkie i një qyteti, qoftë ky edhe i Tiranës?

Këto tre pyetje publike duhet t’i kishte dhënë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj personalisht.

Por gjëja më e paktë që mund të kishte bërë të jepte dorëheqjen dhe t’i ofrohej organeve të drejtësisë për një hetim dhe investigim më të hollësishëm, sepse në pozicionin që është sigurisht që mund të pengojë një hetim më të hollësishëm për prishjen e Teatrit Kombëtar, siç thashë, është një nga aktet më barbare mbi kulturën dhe trashëgiminë tonë kulturore”, tha Açka.

Në vijim ajo pyeti se ku e gjen të drejtën Erion Veliaj që të intimidojë, të provokojë qytetarët shqiptarë në forma dhe aktivitete sikurse ndodhi në varrezat e Sharrës, sigurisht me artistin shumë të talentuar Sislej Xhafa, që nuk është faji, ai është thjesht viktima duke provokuar pikërisht në vendin e krimit ku ende nuk janë dënuar vrasësit e Ardit Gjoklaj, ose rasti i koncertit në sheshin e Teatrit duke provokuar protestën.

“Ku e gjen Erjon Veliaj të diskutojë, të intimidojë dhe të përmendë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët me vendimin e tretë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar nuk paskan qenë në unison.

Kam përshtypjen që me këto deklarata SPAK duhet të mbajë shënim, ndoshta këto kanë prapavijën e një forme fushate shtrigash, kundër njerëzve të cilët duan që më në fund ligji të bëjë punën e tij. Jam e bindur që pas këtij vendimi, pas kësaj këmbane kujtese për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, përgjegjësit duhet ë mbajnë përgjegjësi deri në fund”, tha ajo.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025
AKTUALITET

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025
SPORT

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025
AKTUALITET

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025
Para

Protesta e gazetarëve, tërhiqet Ruçi/ Seancat e Kuvendit jo monopol i GRTV

TË GJITHA

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

21:37 : 20/08/2025

Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

21:19 : 20/08/2025

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025

EMRAT/ Kërcet arma në ‘Valamar’, i riu qëllohet pas sherrit për parkimin (VIDEO)

20:48 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com