43 emigrantë janë mbytur së fundmi pranë Tunizisë, teksa po përpiqeshin të shkonin drejt Europës. Njoftimi u bë nga Gjysmëhëna e Kuqe pak orë më parë. Anija ishte nisur nga Zuwara, në brigjet veriperëndimore të Libisë, duke transportuar 120 emigrantë nga Egjipti , Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, tha organizata humanitare.
Në disa incidente me mbytje kanë ndodhur në brigjet tuniziane, pasi përpjekjet për të kaluar nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë janë rritur.