Prokurori i Kukësit Edmond Karriqi është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ky është vendim i Gjykatës së Posaçme kundër prokurorit që akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, në burg janë lënë dhe tre personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.
Sipas akuzës, Karriqi dyshohet se ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim.
Mësohet se prokurori ka rënë në përgjime ku ka marrë 2 mijë Euro ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të arrestuar. Hetimi është kryer me metoda speciale, si përgjime dhe vëzhgime në terren.