I veshur sportiv, kryeministri Edi Rama ka shtruar sot një darkë me rastin e festave të fundvitit për mësuesit në qytetin e Vlorës, ku shoqërohej edhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
“Mirëmbrëma në radhë të parë mësueseve pastaj edhe mësuesve. Është një detyrim si shprehje mirënjohje për të gjitha ju dhe për të gjithë ju për punën që bëni”, u shpreh Rama i cili ka vlerësuar punën e ministres Nikolla.
“S’ka vend për vetëkënaqësi se problemet që duhen zgjidhur janë ende plot dhe punët që duhet të bëjmë janë shumë në raport me çfarë kemi bërë. Por të jemi të vetëdijshëm se sa shumë mund të bëjmë me kurajo dhe aftësi. Ndryshimi që ka sjellë ministrja Nikolla duhet t’ju bëjë krenare të gjithave ju që jeni sot këtu se ka qenë mësuese gjimnazi dhe në 25 vjet është ministrja e arsimit që i ka lënë pas të gjithë shkencëtarët dhe profesorët që u bënë ministra dhe bënë atë vrimën në ujin e tyre të patrazuar. Sic i themi nga Vlora “një vërr në ujë”.
Rama nuk ka nguruar të përmendë sërish forcën e gruas. “Po ta kishin gratë fuqinë edhe publike siç e kanë nëpër shtëpi se edhe në shtëpi ato e kanë pavarësisht se burrat bëjnë sikur drejtojnë, Shqipëria do ishte shumë më mirë”.
Ai ka pranuar se projekti i Lungomares nuk ka ecuar ashtu siç pritej. Shqipëria do ishte shumë më mirë”. Ai ka pranuar se projekti i Lungomares nuk ka ecuar ashtu siç pritej. “Edhe vetë Vlora pavarësisht vështirësive do bëhet më frymëzuese dhe e dashur nga pikëpamja e atmosferës se po bëjnë investime të konsiderueshme se, kanë pasur edhe ato problematikat e veta si tek Lungomarja”, tha shefi i Qeverisë.
rama ne vlore me mesuesit by revistaime