Një aeroplan luftarak belg F-16 u përplas me një ndërtesë në një aeroport ushtarak në Holandë përpara ngritjes së planifikuar dhe duke plagosur dy persona, deklaruan Forcat Ajrore Holandeze.
”Piloti arriti të aktivizonte parashutën e sigurisë”, shkroi ushtria holandeze në Twitter, ndërsa shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
Dëshmitarët okularë raportuan se aeroplani po digjej ndërsa u përplas me ndërtesën, pak pas ngritjes, por sipas Forcave Ajrore në të “nuk kishte asnjë zjarr apo shpërthim”.
Aeroplani luftarak belg ishte i dislokuar në aeroportin ushtarak holandez të Leeuwardenit.
Avionët F-16 do të transferoheshin në një bazë tjetër ushtarake në Holandë.