Një 27 vjeçar banues në Tiranë është arrestuar për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Leonard Terziu me banim në Tiranë u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Sharga”.
Policia kishte marrë informacione se 27-vjeçari shpërndante drogë, ndaj nga aksioni atij ju gjetën në banesë 1 kilogram e 500 gramë kanabis dhe 60 copë qese farmacie transparente.
I riu ishte duke e bërë gati kanabisin për ta shpërndarë në doza. Ai do të hetohet nga prokuroria e Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.