• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Holanda mbetet investitori kryesor edhe në tremujorin I, rritet Franca

07:37 : 28/06/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri edhe për tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze kishin vlerën e 40 milionë eurove. Megjithëse ngelet investitori kryesor, flukset e investimeve holandeze kanë rënë me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një nga kompanitë e rëndësishme holandeze me prani në Shqipëri është Shell, por volumet e mëdha të investimeve holandeze lidhen kryesisht me faktin që Holanda është një nga juridiksionet ku regjistrohen kompani offshore, kryesisht shoqëri holding në këtë vend për kontrollin e filialeve të tyre ndërkombëtare. Shembuj të tillë të rëndësishëm janë Stakraft apo Vodafone Group, që i zotërojnë investimet e tyre në Shqipëri nëpërmjet ndërmarrjeve të regjistruara në Holandë.

Në vitet e fundit, në Holandë janë regjistruar edhe kompani që kanë përfituar kontrata të rëndësishme të PPP-ve në Shqipëri. Në këto raste, regjistrimi në Holandë ka si qëllim kryesisht fshehjen e aksionerëve apo përfituesve realë të këtyre kontratave.

Investitori i dytë më i madh për tremujorin e parë të këtij viti ishte Franca, me 34 milionë euro, pothuajse katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, si ALEAT, Selenice Bitumi, por edhe disa sipërmarrje të investimit në energjinë e rinovueshme. Megjithatë, besohet se në vitet e fundit investimet franceze kanë ardhur nga disa kompani nënkontraktore të gazsjellësit TAP.

Lexo edhe:

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

Investitori i tretë më i madh i huaj në tremujorin e parë ishte Italia, me një shumë totale prej 29 milionë eurosh, në rritje me 21% krahasuar me një vit më parë. Ndërmarrjet italiane në Shqipëri janë të fokusuara sidomos në degët e shërbimeve.

Në rritje për tremujorin e parë rezultuan edhe investimet turke, që arritën vlerën e 23 milionë eurove ose 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë, si Banka Kombëtare Tregtare, Albtelecom, Kurum, Limak apo Ayen AS Energji.

Në rritje me më shumë se tretë herë për tremujorin I 2021 ishin investimet austriake që arritën në 16 milionë euro, ndërsa rënia pësuan investimet zvicerane, që zbritën në 15 milionë euro, vlerë kjo sa një e treta e shënuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet zvicerane në vitet e fundit kanë qenë të lidhura kryesisht me gazsjellësin TAP dhe përfundimi i punimeve ka sjellë rënie graduale të tyre.

Sidoqoftë, për nga vlera totale e investimeve të matura si stok në fund të periudhës, Zvicra vazhdon të kryesojë, me rreth 1.69 miliardë euro, e ndjekur nga Holanda me 1.47 miliardë euro dhe Kanadaja, me 1.16 miliardë euro. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
Para

Borxhi publik arrin 82.4%, Qeveria shkeli ligjin dhe theu rregullin fiskal, kundër FMN-së

TË GJITHA

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com