Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu i ka kushtuar një shkrim Myzerim Zenelit, djalit 20-vjeçar i cili me vrasjen e tij mbrëmjen e kaluar në një përplasje të armatosur ka tronditur e pikëlluar opinionin publik.
Fevziu thotë se djali të cilin të gjithë e thërrisnin ‘’Jetimi’’ dje duhet të ketë qenë i gëzuar, në ditën e tij të parë të punës, së bashku me nënën e tij.
Gazetari shkruan se djali i cili u vra në Velipojë pati vetëm një mëkat në jetë, që besoi se do të çantë me punë të ndershme e përkushtim.
Për Fevziun kjo vrasje është pasqyra e asaj do të ndodhë nesër, në Shqipëri, ku grabitësi quhet i zoti dhe punëtori e i ndershme një ‘’i paaftë’’.
Postimi i Blendi Fevziut:
Myzerim Zeneli duhet te kete qene i gezuar dje, ne diten e tij te pare te punes. Punes qe i siguronte jetesen per vete dhe nje ndihme per nenen ne gjendje tejet te veshtire. E gezuar duhet te kete qene edhe nena e tij, qe e rriti jetim dhe qe besoi se tashme djali do t’i dilte krah. Asnje nga te dy s’mund ta dinte qe kjo do te ishte jo vetem dita e fundit e punes, por edhe e jetes e tij. Jetes kaq te re dhe fare te pafajshme. Ai nuk coi dot as rrogen e pare ne shtepi, ndersa ne xhep ju gjeten vetem 30 leke. Nuk ndihmoi dot as nenen qe sot po kerkon neper te aferm dhe komshinj leket e arkivolit me te cilin do te coje te birin ne varr. Do ta coje me pishmanin e cdo prindi qe nuk i siguroi dot djalit thuajse asgje ne jete.
Myzerim Zenelin se therriste askush ne emer, thoshte sot nje lajm. I therrisnin “Jetimi”, sipas nje mendesie neveritese te shoqerise shqiptare. Por sot, me siguri, kushdo qe e ka lexuar emrin e tij, do ta kete shume te veshtire ta harroje.
Myzerimi ishte nje nga mijera e mijera te rinjte e Shqiperise qe aspironte nje jete normale. Ishte nje prej atyre qe punojne nga mengjesi ne darke, qe sakrifikojne, qe japin gjithcka dhe paguhen aq pak. Ishte nje prej te rinjve qe me punen e tyre mbajne mbi supe kete vend. Qe vuajne padrejtesi dhe qe s’dine ku di denoncojne ato.
Myzerimi pati vetem nje “mekat” ne jete. Besoi,se do cante ne jete me pune te ndershme dhe me perkushtim. Nuk u be as trafikant; nuk futi nje revole ne brez te behej vrases me pagese; as kercenoi njeri, as grabiti kend. Thjeshte punoi. Ose tentoi te punoje sepse jeten ja moren qe diten e pare te punes se tij.
Ai ra viktime e mendesise se ngulitur ne kete vend sot e 30 vjet, qe prona merret me dhune, qe territori zihet me force, qe gjithcka grabitet, ndertohet pa leje, kthehet ne pasuri dhe ne fund, legalizohet sikur te mos kete ndodhur asgje. Qe gjithcka behet fakt i kryer dhe perpara faktit te kryer, ligji dhe shteti nuk funksionojne, Madje per arsye elektorale, shteti eshte kthyer ne nje makine legalizimi, qe ndeshkon qytetarin e ndershem, qytetarin model, qytetarin qe respekton llgjin dhe shperblen ate qe ka vjedhur, ka thyer ligjin, ka ndertuar pa leje, ose sic thuhet ne jeten e perditshme, “Ka force”. Dhe ne kete bote te forces ligjin e bejne armet, ato arme qe i moren jeten nje 20 vjecari, qe askush se therriste me emer, por qe sot, familja po e zbret poshte ne varr. Kane vrare nje te ri, kane vrare nje qytetar te ketij vendi, kane vrare nje njeri qe respektonte ligjin. E kane vrare kot. E kane vrare sepse nuk zgjidhnin dot kush do vinte 4 shezllone me shume ne plazh, po aq vend sa do marrin sot ne varreza te katert bashke.
Myzerim Zenelin se njihte askush. Por ai mund te ishte secili nga ne. Mund te ishte secili qe ulet ne nje kafe plazhi a qyteti me deshiren te shijoje thjeshte nje ekspres. Myzerimi eshte akuza e gjalle ndaj kujtdo qe mund ta ndalte kete vrasje dhe se ndali dot. Eshte pasqyre e asaj qe mund te ndodhe edhe neser, ne nje vend, ku grabitesi quhet i zoti dhe ai qe respektin ligjin dhe punon “i paafte”. Zoti qofte me ty Myzerim. Ti ishe padyshim me i zoti nga te gjithe ne, edhe pse plumbat ta prene jeten dhe enderren ne mes…