Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vendosur të përfaqësojë qarkun e Fierit në Kuvendin e Shqipërisë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të KQZ-së, ku Kryemadhi ka dërguar kërkesën e saj, që të marrë mandatin e fituar në Fier.
Ndërkaq, ende nuk është bërë publik se kush do të marrë mandatin e fituar në Tiranë nga LSI-ja.