• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kikirikë me origjinë nga Kina, këto janë produktet ushqimore që po na vrasin

21:23 : 13/12/2016
në AKTUALITET

Emisioni “STOP” është ndalur në disa produkte ushqimore kryesisht kikirikë me origjinë nga Kina, që në përbërje të tyre kanë sasi të lartë aflatoksine, një lëndë e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Pak ditë më parë Kroacia vendosi tërheqjen nga tregu të kikirikëve që vinin nga Kina. Kjo pasi analizat treguan një sasi më të madhe se norma e aflatoksinës, një lëndë kjo kancerogjene.

Përveç ndalimit në treg, mediat kroate bënë me dije se kanë njoftuar zyrtarisht të gjitha strukturat e BE-së, që merren me çështjen e sigurisë ushqimore. Alarmi nuk vjen vetëm nga Kroacia, por edhe mediat italiane shkruajnë për një “listë të zezë” të produkteve të kontaminuara me aflatoksinë, që nga lajthitë, frutat e thata nga Turqia, xhinxherët dhe kikirikët nga Kina apo fistekët nga Irani. Përmbajtje mbi normën të metaleve të rënda janë vërejtur edhe tek peshku ton e shpatë nga Spanja.

Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë, të cilët blihen shumë nga konsumatori.

Ndalesa që është bërë në tre dyqane të tregut Agro Ushqimor, tregohet se ky produkt ka një konsum të lartë, sidomos në prag festash të fundvitit.

Lexo edhe:

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

Dyqani nr. 1

Qytetarja – Përshëndetje! Si ky kikiriku kinez, keni kështu me thaës?

Shitësi – Cfarë deshët ju?

Qytetarja – Si ky kikiriku?

Shitësi – 5 kilësh.

Qytetarja – Me sa është kilja?

Shitësi – 340 (lekë të reja)

Shitësi – Ta hap ta shikoni?

Qytetarja – Po, po hape! Po s’është kjo?

Shitësi – Ajo është po, ajo është.

Qytetarja – E njëjta është ë?

Shitësi – Ajo e njëjta. Ajo që është aty.

Qytetarja – Këto vijnë kështu ë? Sa kile janë këtu?

Shitësi – 5 kile.

Qytetarja – 5 kile dhe sa kushton?

Shitësi – 17-të mijë lekë të vjetra. Të paketuarat, këto janë edhe me datë skadimi, me të tëra.

Qytetarja – Kjo s’ka ë? As datë skadimi asnjë gjë! Po kjo cfarë është?

Shitësi – Ajo është për ruajtjen e lagështisë.

Qytetarja – që kanë vlera ushqyese, e ke parasysh.

Shitësi – Po ecin shumë, e di sa shumë ecin, sa i marrin? Çuditem sa ecin.

Ne i paketojmë kështu (me qese të vogël) dhe i fusim në supermarket.

Dyqani nr. 2

Qytetarja – Qenkan më të mëdhaja këto. Më fal, të të pyes sa kushtojnë?

Shitësi – Janë stika me 15 mijë lekë të vjetra kilogrami.

Qytetarja – 15 mijë lekë kilogrami. Po këto?

Shitësi – Kikirikë. 4 mijë lekë.

Qytetarja – Po kështu datë skadence nuk kanë këto?

Shitësi – Ku di gjë unë, të thata janë. Ç’a do i gjejë? Skadohet ajo? Ajo e thatë është.

Dyqani nr. 3

Qytetarja – Këto janë kineze ë? po këto ç’i kanë? Kam problem vetëm për këto unë… Këto s’kanë një kështu datë skadence. Apo..?

Shitësi – Po të jenë pa skadencë, nuk t;i le kush me i kaluar në doganë.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lindita Molla shpjegon, se çfarë ndodh me shëndetin në rast të konsumit të ushqimeve me aflatoksinë.

“Aflatoksina është një përbërës kimik me efekte toksike. Nivelet e lejuara janë të ndryshme sipas gjetjes së saj në produktet e ndryshme, por edhe sipas natyrës së aflatoksinës. Zakonisht limitet duhen respektuar. Nëse këto vlera të gjetjes nëpërmjet metodave të ndryshme analitike janë mbi vlerat maksimale të lejuara kanë efekte negative për shëndetin. Efektet e tyre sipas produktit janë të dëmshme në organet e ndryshme. Efektet që japin shkaktojnë sëmundje me natyrë kronike. Ato janë të padukshme, zgjasin në kohë dhe prognoza nuk është gjithmonë pozitive. Ato shkaktojnë sëmundje kancerogjene. Mund të jetë kanceri i Heparit ose cirroza hepatike, që mund të vijnë nga konsumi i një qumështi të kontaminuar me aflatoksinë B1, mund të vijë nga kikirikët ose frutat e thata, të cilat edhe ato kanë një tip tjetër aflatoksine, por duhet marrë në konsideratë që sa më pak produkte ushqimore të kontaminuara me aflatoksinë, më pak efekte kemi.”/tvklan.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025
AKTUALITET

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025
AKTUALITET

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025
AKTUALITET

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025
AKTUALITET

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025
Para

Alarmi në spitalin e Lushnjës, nuk ka më gjak për 200 pacientët me talasemi

TË GJITHA

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com