Një shtetas shqiptar është prangosur ditën e djeshme nga polica italiane, pasi ishte dënuar nga Gjykata me 5 vjet burg.
Mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari nga Shqipëria, akuzohet se ka tentuar të vrasë një bashkëkombësin e tij.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është prangosur në zonën e Cuneo-s në Itali.
Ngjarja ka ndodhur që në vitin 2006, ku bashkë me një shqiptar tjetër, i cili është dënuar për bashkëpunim në ngjarje, kanë tentuar të vrasin një 29-vjeçar shqiptar.
Ai e qëlloi me pistoletë tre herë bashkëkombësin e tij, ku mori plagë në bark dhe kofshë. Hetimet më pas treguan se shqiptarët kishin pasur konflikt me njëri tjetrin për punë të pista.