Nga Boldnews.al
Nuk kishte gjëmë më të madhe. Në të njëjtin vend, por në kohë të ndryshme, janë regjistruar dy ngjarje të mëdha, nga ato që jo vetëm mbahen mend, por shkaktojnë deri lot, dhimbje, rrudhje buzësh, pasiguri dhe gjithnjë me pyetjen: përse ndodhi kjo gjëmë? Po një “mi i zi” në një rast dhe shumë “miushë” në tjetrin, kanë sjellë këto ngjarje kobmëdhaja. Shumë ters, në të njëtin vend!
Ekipi i Gramozit të Ersekës dhe Gramoz Ruçi “ranë” në atë stadium. Ka një dorë të zezë këtu për tu përsëritur ngjarje të tilla, diçka ndodh, atëkohë mbante emrin “Stadiumi Qemal Stafa”, sot “Air Albania”, por fatet e zeza e ndjekin kudo, mund të përsëriten një herë në një dekadë…
Ishte 20 maj 2010, skuadra e madhe e Realit të Madritit erdhi në Shqipëri për të luajtur një ndeshje miqësore me “ekipin e madh” të Gramozit të Ersekës. Dy milionë euro përfitoi Reali i Madritit për këtë ndëshje miqësore dhe nuk janë pak edhe për galaktikët… Plot kërshëri, e gjithë Shqipëria i kishte sytë në atë stadium, por një ters i madh ngjau, një mi i zi bren kabllot e shkalafitur elektrik dhe pasi sakrifikon veten, duke dhenë shpirt nga korenti, shkakton një shkëndijë të fortë elekrike dhe fik dritat e stadiumit. Lojtarët e mëdhenj si Kristiano Ronaldo, Rokardo Kaka, Karim Benzema etj shtangën në mes të fushës. Çfarë po ndodhte kështu?
Ters, fatkeqësi. U dëshën 90 minuta të vinin sërish dritat dhe të luhej pjesa tjetër e ndeshjes… Turp i madh ishte, por u mbulua çdo gjë, pasi u gjetën 2 milionë euro për një ndeshje 90 minutëshe, por nuk kishte asnjë gjenerator për dritat e stadiumit. Si për ta çuar deri në fund tragjedinë, ekipi “i madh” i Gramozit të Ersekës ra edhe nga kategoria, por pas 11 vitesh ra edhe Gramoz Ruçi… Po në të njëtin stadium, por kësaj radhe nuk ishte vetëm një mi, por ndoshta shumë të tillë që “brejtën” fijet që i japin “energji Ruçit”.
Çfarë humbje e madhe. Pas vetëm 30 vitesh në politikë aktive dhe së fundmi edhe Kryetar i Kuvendit, Gramoz Ruçi dha dorëheqjen edhe si deputet, duke u shkëputur përfundimisht nga politika aktive. Eh çfarë gjëme. Përse Gramozët bien në të njëtin vend dhe brenda në stadium?
Do i mungojë politikës Gramoz Ruçi, madje më shumë do u mungojë sicialistëve safi dhe Rilindasve të ri, të cilin e shihnin si shpresë, si një njeri me vizion, njohës i mirë i gjuhëve të huaja dhe diplomacisë ndërkombëtare. Me një fjalor të pasur dhe të thellë dhe demokrat në mënyrën si bënte politikë… Të paktën kështu mendojnë disa!
Shokët dhe shoqet e Partisë Socialiste që ishin në shkallët e stadiumit më 12 qershor 2021 teksa mbahej Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë nisën të qanin dhe duatrokistin Gramozin. “Iku Gramozi”-pëshpërisnin ata, ndërsa mundoheshin të fshinin lotët poshtë syzeve të shtrenjta dhe me shamitë firmato. U lagën edhe shoqet nga lotët që i shkanin përgjatë faqeve të tonifikuara me “kremra Kleoptare” për tu bashkuar poshtë mjekrës. Eh “vend i mallkuar”, ra një Gramoz nga miu i zi, por iku edhe Gramoz Ruçi duke lënë pas një përshtjellim të madh!