Më shumë se 100 efektivë të Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia të Leçes kanë, që prej agimit të sotëm, kanë zbatuar më shumë se urdhër-arreste, nga të cilat 19 me burg, në territorin e Leçes, ndaj dy organizatave të ndryshme kriminale.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2012, ndërsa janë shkatërruar dy organizata. Një prej tyre drejtohej nga Andrea Leo, 45-vjeç, i njohur si anëtar i organizatës mafioze Sacra Corona Unita.
Ndërsa organizata tjetër, përbëhej nga italianë dhe shqiptarë dhe drejtohet nga 46-vjeçari Kristaq Boçi.
Kush është Kristaq Boçi?
Siç raportojnë mediat lokale, Kristaq Boçi, nga Vlora, (i njohur edhe si Arbem Meca) ishte koka e organizatës që ishte në gjendje të transportonte nga Shqipëria në Salento të Italisë, sasi të mëdha marijuane dhe heroine, që shitej më pas në doza të vogla në vendin fqinjë.
Kristaq Boçi është një emër i njohur për autoritet italiane. Për herë fundit, emri i tij shfaqet në faqet e medieve italiane në korrik të vitit 2013. Boçi u kap bashkë me disa shqiptarë të tjerë, me 3.5 kg heroinë në makinë me targa shqipatre, me disa bashkatdhetarë të tjerë.
Boçi, gjatë shoqërimit për në polici, edhe pse shoqërohej nga tre oficerë dhe duart i kishte të lidhura, arriti të arratisej. Ai kapërceu një mur dhe më pas humbi gjurmët edhe pse policia qëlloi dy herë në ajër. Për këtë, ai ka shfrytëzuar momentin e ndalimit të makinës së policisë, ku më pas do ta shoqëronin për në burg. Por, një ditë më pas, vlonjati u arrestua sërish.
Personat e arrestuat gjatë operacionit të sotëm:
Shqiptarët e arrestuar:
Bilal Bocaj, 49 vjeç
Kristaq Boci, 46 vjeç
Pellumb Drenova, 56 vjeç
Klaid Hasanaj, 48 vjeç
Emiliano Sulka, 23 vjeç
Italianët e arrestuar:
Alessandro Antonuçi, 26 vjeç
Francesco De Cagna, 49 vjeç
Gabriella De Dominicis, 54 vjeç
Francesca De Dominicis, 47 vjeç
Giuseppe Grasso, 47 vjeç
Alessandro Greco, 33 vjeç
Maria Valeria Ingrosso, 37 vjeç
Andrea Leo, 36 vjeç
Mario Mandurrino, 28 vjeç
Giuseppino Mero, 52 vjeç
Angelo Montinaro, 36 vjeç
Francesco Mungelli, 39 vjeç
Umberto Nicoletti, 39 vjeç
Gianluca Spiri, 41 vjeç
Damiano Vignacastrisi, 31 vjeç /Syri.net/













