Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar një artikull të një medie online, ku shfaqet Besnik Troplini, një nga deputetët e “opozitës së re”, i cili pozon me 500 euro në ballë.
“Deputeti me ‘votë’ në ballë, i grupit ‘antikorrupsion’ të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej ‘oqeanit’”, ironizon Blushi në komentin e tij, duke iu referuar votimit të sotëm në Kuvend për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.
“I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”, shton ai më tej.