Një grabitje është regjistruar sot në një karburant në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Fllakë. Nga të dhënat e para dyshohet se grabitja është realizuar nga 2 persona, që nën kërcënimin e mjeteve të forta, kanë grabitur një shumë parash.
Nga raportimet mësohet se ata kanë arritur të marrin shumën ditore të karburantit dhe më pas janë larguar.
Aktualisht policia po heton në lidhje me rastin, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.














