• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kafe dhe cigare”, minatorët kërkojnë status të veçantë, pension të drejtë

23:27 : 03/06/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari Fari Veliu kaloi 37 vjet duke punuar minierat e Bulqizës, një qytet i njohur minierash në verilindje të Shqipërisë. Ai doli në pension në vitin 2015, por një muaj më vonë doli përsëri në punë, pasi kuptoi se nuk ia dilte dot me pensionin e tij të minatorit.

“Kërkova ta ndërprisja pensionin tim”, tha ai. I pyetur nëse ka ndonjë problem shëndetësor nga e gjithë kjo periudhë që ka punuar nëntokë, Veliu u përgjigj: “Sa të duash.”

“Kushtet e punës janë çnjerëzore. Sa gra kanë mbetur të veja dhe fëmijë kanë mbetur pa baba dhe nuk marrin asgjë nga shteti.”

Historia e Veliut dhe shumë të tjera si historia e tij janë arsyeja pse minatorët e Shqipërisë kanë 30 vjet që bëjnë thirrje për një status të veçantë që do të njihte natyrën unike të punës së tyre, duke siguruar kushte më të mira pune, pensione më të larta dhe mbulim shëndetësor. Minatorët në pension marrin aktualisht pensione midis 194 dhe 242 euro në muaj.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës nisi punën që nga krijimi i saj një vitin 2019 dhe në dhjetor të vitit të kaluar 11,000 njerëz nënshkruan një peticion mbështetje që iu dorëzua qeverisë në Tiranë.

Lexo edhe:

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy të rinjtë/ EMRAT

Fluks në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin

“Pensioni nuk mjafton aq për ilaçet”, tha minatori 68-vjeçar në pension Kalosh Lleshi, i cili kaloi 22 vjet duke punuar në minierat e Bulqizës dhe ka probleme shëndetësore me stomakun, tensionin, veshkat dhe dëgjimin.

Fajësohet viktima

Miniera e kromit në Bulqizë e nisi punën në vitin 1948 nën regjimin e atëhershëm komunist të Shqipërisë. Shteti filloi një proces privatizimi pas vitit 2000 dhe një sërë kompanish tani kanë në pronësi pjesë të ndryshme të kompleksit, më e madhja midis tyre Albchrome, pjesë e Balfin Group, një nga kompanitë më të mëdha në vend.

Miniera është burimi kryesor i të ardhurave për familje të shumta në zonën e varfër.

E pyetur në lidhje me thirrjen për një status të veçantë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë tha se problemi ishte zgjidhur me një ligj të vitit 2019 që rregullon pensionet suplementare dhe shtesën e aftësisë së kufizuar. Por ligji nuk rregullon kushtet e punës dhe nuk garanton kujdes të veçantë shëndetësor për minatorët dhe ish-minatorët.

Një minator në Bulqizë, i cili kërkoi të mos përmendej me emër, tha se kompania për të cilën punonte nuk po i paguante kontributet e tij të sigurimeve shoqërore, gjë që do të ishte thelbësore kur ai të dalë në pension.

Minatorët thonë se kushtet në miniera janë të pasigurta dhe aksidentet janë të zakonshme.

Një i tillë ndodhi më 11 maj në Martanesh në Shqipërinë lindore, kur tre minatorë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi në galerinë ku ata po punonin.

Të nesërmen, policia lokale nisi një hetim mbi veprimet e një prej minatorëve për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Kompania mohoi çdo përgjegjësi.

Pastaj, më 28 maj, një minator që punonte për Albchrome vdiq në një aksident në galeritë nëntokësore të minierës. Kompania citoi minatorët që kishin qenë të pranishëm të thoshin se aksidenti kishte ndodhur për shkak “të neglizhencës”, ndërsa policia arrestoi një punëtor dhe filloi procedimet penale kundër dy të tjerëve të cilët kishin qenë përgjegjës për monitorimin teknik të vendit të punës.

Elton Debreshi, një minator dhe kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar, tha për BIRN se ishte “e palogjikshme” të fajësoheshin minatorët për incidente të tilla, “pasi që punëtori nuk mund të bëjë asgjë në minierë pa marrë urdhër për ta bërë këtë”.

“Si mundet një minatorë të saldojë pa marrë urdhër për ta bërë këtë? Ai nuk i merr dot vetë mjetet. Kjo nuk ka kuptim.”

“Kushtet janë ekstreme, minatorët po vriten çdo ditë dhe për këtë fajësohen vetë viktimat.”

Debreshi kandidoi pa sukses në zgjedhjet e fundit parlamentare në prill, duke u zotuar se do të luftonte për një status të veçantë për minatorët e vendit.

Kjo do të bënte një ndryshim të madh për njerëzit si 63-vjeçari Ali Hysa, i cili përfitoi nga një ndryshim i ligjit për të përfituar pension të parakohshëm në 2001, por që ende vuan pasojat shëndetësore të viteve që kaloi nën tokë – “në fillim stomaku, pastaj veshkat, reumatizmat nga i ftohti, mushkëritë për shkak të ajrit”.

Me pensionin e tij, tha Hysa për BIRN, ai mezi paguan kafenë dhe cigaret.

“Është turp madje ta diskutosh këtë”, tha ai. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy të rinjtë/ EMRAT

19:44 : 13/06/2025
AKTUALITET

Fluks në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin

19:40 : 13/06/2025
SPORT

Milan i “dashuruar” me shqiptarët, Tare këmbëngul për Xhakën dhe Ardon Jasharin

19:38 : 13/06/2025
AKTUALITET

Qeveria bën investitor strategjik Zeqon, Shtufin dhe Kukën! U fal 10 mijë m² tokë për resort luksoz 18 mln

19:34 : 13/06/2025
BOTA

NATO e BE: Të ulen tensionet/ Rusia dhe Turqia lëshojnë akuza ndaj Izraelit

19:31 : 13/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet “çerdhja e ferrit” në Itali, mes fëmijëve të keqtrajtuar edhe shqiptarë

19:25 : 13/06/2025
Para

Horoskopi i ditës së premte, 4 Qershor 2021

TË GJITHA

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy të rinjtë/ EMRAT

19:44 : 13/06/2025

Fluks në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin

19:40 : 13/06/2025

Milan i “dashuruar” me shqiptarët, Tare këmbëngul për Xhakën dhe Ardon Jasharin

19:38 : 13/06/2025

Qeveria bën investitor strategjik Zeqon, Shtufin dhe Kukën! U fal 10 mijë m² tokë për resort luksoz 18 mln

19:34 : 13/06/2025

NATO e BE: Të ulen tensionet/ Rusia dhe Turqia lëshojnë akuza ndaj Izraelit

19:31 : 13/06/2025

VIDEO/ Zbulohet “çerdhja e ferrit” në Itali, mes fëmijëve të keqtrajtuar edhe shqiptarë

19:25 : 13/06/2025

Zjarri shkrumbon stallën në Fushë-Gjormë, digjen rreth 450 derra

19:23 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com