• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Lartë organizon takimin “Garantimi i efektivitetit të gjykimit”/ Sadushi: Koha për hapa të rëndësishëm ligjorë

15:37 : 03/06/2021
në AKTUALITET

Ndryshimet më të fundit në ligjet procedurale civile, administrative dhe penale, për hartimin e të cilave Gjykata e Lartë ka dhënë kontributin e saj, ishin në qendër të takimit online me titull: “Garantimi i efektivitetit të gjykimit në Gjykatën e Lartë”.

Ky takim është organizuar të enjten nga Gjykata e Lartë me mbështetjen e misionit EURALIUS V, me qëllim njohjen e praktikantëve të së drejtës me këto ndryshime. Në të merrnin pjesë, krahas gjyqtarëve të të gjitha niveleve, avokatëve, juristëve dhe pedagogëve nga Shkolla e Magjistraturës, edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe përfaqësuesja e OPDATE Michelle Lakomy.

Zëvendëkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, në fjalën e tij të hapjes së këtij takimi, u shpreh se kishte ardhur koha që rritja e besimit të publikut tek kjo gjykatë të shoqërohej edhe me marrjen e disa hapave të rëndësishëm ligjorë, sikurse janë ndryshimet e fundit procedurale, në mënyrë që të arrihej eficenca dhe efektiviteti i gjykatës. Sadushi ka vlerësuar dhe përshëndetur rolin e të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, duke veçuar ndihmën e pakursyer edhe të Ambasadorit të Bashkimit Evropian Luigi Soreca, misionit EURALUS V, si edhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nëpërmjet OPDAT.

Sadushi bëri një përmbledhje të detajuar të të gjithë ndryshimeve të cilat hynë në fuqi në datën 29 maj 2021, duke theksuar se kjo gjykatë ka marrë tashmë një ridemensionim të ri duke e sjellë atë më pranë qytetarit. “Ndryshimet e fundit e kanë vënë Gjykatën e Lartë përpara një përgjegjësie më të madhe, pasi i kemi kërkuar ne këto ndryshime dhe miratimi i tyre sjell padyshim rritjen e përgjegjësisë për zbatimin e tyre korrekt nga kjo gjykatë”, u shpreh Sadushi.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

E ftuar në këtë takim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, në fjalën e saj përshëndetëse, shprehu edhe një herë mbështetjen e SHBA kundrejt zbatimit të reformës në drejtësi dhe veçanërisht ndihmës konkrete që po i jepet Gjykatës së Lartë nëpërmjet Marrëveshjes së Mirëkuptimit për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Kim vlerësoi qartë faktin se, Gjykata e Lartë sot është më tepër funksionale sesa një vit më parë dhe kjo shihet nëpërmjet rezultateve konkrete që po arrin trupa gjyqësore. Këto ndryshime të fundit përbëjnë një moment të rëndësishëm historik në përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe do të lehtësojnë shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata e Lartë. Shqipëria ndodhet në kulmin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të nxisin vazhdimësinë e punës së nisur, pavarësisht pengesave apo vështirësive që mund të dalin përpara, sado sfiduese të jenë ato. Në lidhje me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ambasadorja Kim u shpreh: “Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit. Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë. Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit”.

Takimi u pasua nga diskutime të pjesëmarrësve të cilët shprehën mendimet e tyre në lidhje me temën e këtij takimi.

Sadushi prezantoi në përfundim të takimit edhe Broshurën Informative të botuar për këtë rast, me mbështetjen e misionit EURALIUS V, e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë praktikantëve të së drejtës, si edhe e publikuar online në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Këngëtarja 75-vjeçare: Fle me 'make-up', nuk dua që burri të më shohë në atë gjendje

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com