Kënga shqiptare “Hajde luj qyqek” mesa duket ka tërhequr shumë vëmendjen e serbëve. Këngëtarja Tea Tairovic ka marrë këngën e artistit shqiptar Kastriot Grajqevci dhe e ka përshtatur në gjuhën serbe. Tea ka realizuar edhe një videoklip për këngën e titulluar “Hajde”, që është publikuar në “Youtube” para pak ditësh.
Autori i këngës “Hajde luj qyqek” asnjëherë nuk ka ngritur zërin për të drejtën e autorësisë sa i përket këngës së tij të realizuar në shumë versione nga artistët shqiptarë, mirëpo kësaj here ndryshon puna.
“Me tu “vjedhur” kënga nga serbët”- shkruante ai.
Grajqevci do të ndjekë penalisht të drejtën e autorësisë, bën të ditur “Prive”.
Mjafton të dëgjoni këngën dhe do të vini re se dallimi është vetëm, gjuha.