• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për vrasjen e dyfishtë/ Florenc Çapja arrestohet në Dubai

19:16 : 29/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Florenc Çapja është arrestuar në Dubai.

Florenc Çapja është vënë në pranga për llogari të autoriteve shqiptare, pasi akuzohet si organizator i vrasjes së dyfishtë të Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012. Për të njëjtën akuzë është pas hekurave dhe xhaxhai i Florencit. Ardian Çapja. Ndaj të dyve është caktuar masa e arrestit me burg pa afat.

Dosja e vrasjes së dyfishtë është rihapur pas rrëfimit të një të penduari të drejtësisë, se vrasja në 2012-ën u porosit nga Çapjat. Hetimet për rastin u kryen nga Drejtoria Qendrore e Policisë, ajo e Elbasanit dhe prokuroria e rrethit, që lëshoi urdhër-arreste për Ardian dhe Florenc Çapjan.

Vrasja e dyfishtë në vitin 2012

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Elvis Bardhin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Lexo edhe:

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

Elvis Bardhi bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Që pas ngjarjes, u raportua se pista e hakmarrjes me Çapjat mund të ishte motiv për ngjarjen, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pikërisht Elvis Bardhi është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie dhe ka rrëfyer lidhur me krimin.

Vrasjet që pasuan vrasje

Seria e fundit e ngjarjeje kriminale që përfshijnë anëtarë të fisit Ccapja është regjistruar një vit më parë, kur Ardian Çapja u tentua të vritet me snajper në banesë. Rasti i Qershorit të vitit 2020, nuk është përpjekja e parë që tentohet një atentat ndaj tij për ta eleminuar. Në 6 gusht 2017, atë tentuan ta vrisnin me anë të një predhe që nuk shpërtheu.

Seria e vrasjeve nisin në dhjetor 2005, kur pas një konflikti mes ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Elbasanit Fadil Mema dhe Sokol Çapjas mbeti i vrarë ky i fundit. Policia identifikoi si autorë nipat e oficerit të policisë.

Nuk do të vononte reagimi, kur në maj të 2006 vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi. Pas një periudhe qetësie të rremë, kalvari i vrasjeve rihapet në vitin 2012 me Gentian Beqirin, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjas dhe që ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Dhe pas kësaj ngjarjeje tentohet të vritet edhe Fadil Mema, i cili mbeti i plagosur. Ngjarjet do të zhvendoseshin në Itali, ku në mars të vitit 2015 ekzekutohet ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Fadil Mema, në qytetin e Torinos.

Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një atentat i rëndë që njihet si “masakra e Elbasanit”, ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Ndërsa në prill të 2016-s ekzekutohet në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës.

Të gjitha këto ngjarje, asnjëra prej të cilave gjatë dekadës së fundit nuk është zbardhur plotësisht nga drejtësia, i kanë dhënë mundësi grupeve rivale që t’i lajnë vetë hesapet.

E kaluara

Florenc Çapja është një emër i përmendur disa herë në raportoimet e kronikës së zezë. Hera e fundit kur është akuzuar penalisht ka qenë për plagosjen e ish-efektivit të policisë Fadil Mema. Florenc Çapja u akuzua për “Vrasje e mbetur në tentativë”, por vitin e shkuar Gjykata e Apelit në Durrës ka pushuar çështjen ndaj tij.

Florenc Çapja është një prej personave që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të posaçme të policisë të cilët kanë qenë duke kryer veprime operacionale dhe proçeduriale në Lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, në qershor të 2016-së.

Gjithashtu atij i janë bërë disa atentate, por ka shpëtuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025
SHOW BIZ

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025
AKTUALITET

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025
AKTUALITET

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025
AKTUALITET

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025
BOTA

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025
Para

“Firo” te Shqipëria, ylli i kuqezinjve dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi

TË GJITHA

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT

09:31 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com