• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bomba me sahat: Flluska e tregut të pronave në Tiranë fryhet nga pastrimi i parave

13:35 : 25/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Çmimi mesatar për pronat rezidenciale në Tiranë është rritur më tepër se dyfish që më 2017. Në një studim të kohëve fundit që krahason raportin çmim-të ardhura, kryeqyteti shqiptar është baras me Munihun dhe Milanon. Por a është e arsyeshme ta shohësh pamundësinë për blerje të shumicës së atyre që kërkojnë shtëpi në treg si një zhvillim negativ? Jo domosdoshmërisht.

Çmimet e larta të pronave në një treg specifik janë të lidhura me akumulimin e kapitalit, i cili në ekonomitë e shëndetshme vjen si rezultat i rritjes, dhe i tërheqjes nga ai treg i investuesve vendas e të huaj. Irritimi i blerësve potencialë të shtëpive dhe i qiraxhinjve në Tiranë është i njëjtë me atë të qytetarëve në shumicën e kryeqyteteve evropiane.

Por në ndryshim nga fqinjët gjeografikë, ne kemi më tepër për t’u shqetësuar. Edhe ekonomistët më krijues shqiptarë vuajnë për të gjetur arsye ekonomike të bazuara për rritjen e çmimeve. Nga 2013, Shqipëria ka përjetuar një rritje ekonomike jashtëzakonisht modeste, ndërsa mbi 400,000 njerëz (kryesisht të rinj) kanë emigruar.

Mbi 20% e rinisë së mbetur në Shqipëri është e papunë. Vendet fqinjë kanë përjetuar më tepër rritje vitet e fundit e megjithatë çmimet mesatare të shtëpive në Tiranë janë më të lartat në rajon. Për më tepër, niveli i investimeve të huaja në Tiranë ka qenë i parëndësishëm. Investues të pasur të huaj nuk mund të fajësohen për shpërthimin e çmimeve, siç u ndodh shpesh në Milano, Munih e qytete të tjera.

‘Elefanti në dhomë’

Lexo edhe:

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

Bumi i ndërtimeve në Tiranë ndaloi më 2012, teksa tregu iu ishte përgjigjur kërkesave për strehim që ishin krijuar para e pas rënies së komunizmit. Numri i lejeve të ndërtimit në vitet që pasuan ishte i papërfillshëm. Por gjërat ndryshuan në mënyrë drastike më 2016.

Në një raport të shumëpërmendur të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, thuhet se nga 2016-a organizatat kriminale në Shqipëri kishin nisur të përdornin fitimet nga tregtia e marijuanës për të nisur funksionimin e ‘Rrugës ballkanike’, një nga rrugët më të qëndrueshme të trafikut të drogës në botë, për kokainë e heroinë. Fitimet vjetore nga trafiku i drogave të forta në Shqipëri i kaloi 500 milion dollarët, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve pastrohet në tregun e pasurive të patundshme.

Në një artikull të kohë të fundit në ‘The Economist’, grupet kriminale shqiptare lëvdoheshin për kreativitetin në shpikjen e mënyrave të transportit të sofistikuara për kontrabandën e drogës. Megjithatë, theksohej se ato ishin disi konservatore kur vinte fjala tek investimet. Një pjesë e madhe e fitimeve përdoret për financimin e projekteve të ndërtimit në kryeqytet e qytete të tjera të mëdha. Në të njëjtin studim të përmendur më sipër, vlerësohet se rreth 1.6 miliard dollarë janë pastruar përmes tregut të pasurive të patundshme në Shqipëri në periudhën 2017-2019. Numri i rasteve të raportuara të pastrimit të parave është ulur vit pas viti në të njëjtën periudhë.

Përgjigja e qeverisë për këtë çështje ka qenë mjaft e dobët. Por pasojat e kësaj flluske çmimesh mund të rezultojnë fare mirë katastrofike. Nëse vazhdon trendi aktual i shpopullimit dhe nëse qeveria nuk vë në zbatim masat e nevojshme për të mundësuar kthesën ekonomike, mund të ndodhë që pas disa dekadash në Tiranë të ketë më tepër ndërtesa se njerëz. Dhe për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike, është e domosdoshme që ekonomia shqiptare të bëhet më pak e varur nga ekonomia gri dhe e zezë, të cilat së bashku përbëjnë rreth 40% të GDP.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave duhet të jetë në krye të listës së përparësive për qeverinë e re Rama. Tirana renditet në krye të listës së qyteteve evropiane më të rrezikuara nga pastrimi i parave. Qeveria shpesh ka fajësuar mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë për përparimin jashtëzakonisht të ngadaltë në luftën kundër pastrimit të parave.

Por në fillimet e tij, procesi i pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit nuk kërkon përfshirjen e anëtarëve të korruptuar apo të paaftë të sistemit gjyqësor. Lejet jepen nga autoritetet lokale dhe vlerësohet se nga 141 kompani që morën leje ndërtimi midis 2017 e 2019, 59% nuk kishin mjaftueshëm kapital apo kredi për të financuar projektet, sipas bilanceve të paraqitura. Nëse qeveria synon të luftojë pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, refuzimi i lejeve të ndërtimit për firmat pa financat e mjaftueshme do të ishte një fillim i mbarë.
/TiranaTimes

Lajme të lidhura

BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
Para

I arratisur, bosi i drogës “çmend” policinë : Ja krimet që kam bërë

TË GJITHA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

21:52 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com