Disa njerëz nuk preferojnë dikë afër dhe dëshirojnë të qëndrojnë vetëm.
Për cilat shenjat bëhet fjalë?
Binjakët-Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut, dhe mesa duket ky lloj dualiteti që i shoqëron në çdo fushë të jetë, nuk përjashton as ndjenjat, aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.
Luani-Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo nëse i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurtë që nuk do t’ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikë tjetër.