Këngëtari Aleksandër Gjoka është përfshirë në një aksident me makinë mbrëmjen e kaluar. Burime për Top Channel bënë me dije se këngëtari ka humbur kontrollin e makinës pasi ishte në gjendje të dehur.
Pak para aksidentit, ai ka publikuar në Facebook një fotografi me ish kryetarin e Durrësit Vangjush Dako, ku duken me gotat plot.
“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkroi Gjoka në Facebook.
Këngëtari tashmë ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr trajtim shëndetësor për dëmtimet që mori në aksident.