• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me kreditë shënoi rritje të ndjeshme, çfarë ndodhi?

08:13 : 20/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Vepra penale e mashtrimit me kreditë shënoi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar.

Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2020 numri i procedimeve për këtë vepër penale u rrit me 2.3 herë. Nga 16 raste në vitin 2019, për vitin 2020 prokuroria ka regjistruar 37 procedime penale të këtij lloji. Numri i procedimeve ka arritur njëkohësisht nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të klasifikuar si mashtrime për vitin 2020 arriti në 6,56 %, ndërsa në vitin 2019 kishte qenë 2.32%.

Neni 146 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në kredi si “mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë”. Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Forma më e përhapur e këtij mashtrimi në vitet e fundit ka qenë marrja e kredive bankare me dokumente të falsifikuara ose duke përdorur mjete identifikimi të personave të tjerë. Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa banka dhe subjekte financiare jo banka, jo vetëm për shkak të dëmit ekonomik të pësuar, por edhe për shkak të dëmit të konsiderueshëm reputacional.

Lexo edhe:

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

Personat e tretë që kanë rënë viktimë e mashtrimit nëpërmjet përdorimit të dokumenteve dhe firmës të tyre për përfitimin e kredisë në disa raste i kanë denoncuar ngjarjet në media. Në shumë raste, mashtrime të këtij lloji janë kryer nga vetë punonjës të institucioneve financiare ose me bashkëpunimin e tyre.

Një nga ngjarjet më flagrante vitin e kaluar ka qenë rasti i një punonjëseje të një institucioni financiar në Fier, që përmes falsifikimit të dokumenteve dhe firmës së personave të tjerë ka tërhequr në emër të tyre 17 kredi për një shumë totale prej më shumë se 900 mijë lekësh. Një rast tjetër ishte verifikuar në vitin 2019, në një tjetër institucion financiar jobankë, ku punonjës të njërës prej degëve, në bashkëpunim me persona të jashtëm, disbursonin kredi fiktive duke ndarë paratë me njëri-tjetrin.

Të tjera institucione financiare që janë të ekspozuara ndaj mashtrimeve, në forma të tjera, janë edhe kompanitë e sigurimeve. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vitin e kaluar u regjistruan 31 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 32 që kishin qenë në vitin 2019. Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e aksidenteve ose ngjarjeve të tjera të sigurimit, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve./ MONITOR/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

11:08 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025
Në foto: Vasil Llajo
AKTUALITET

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025
AKTUALITET

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025
Para

Berisha kërkoi prova pas shpalljes “Non grata” nga SHBA-të, reagon zyrtari i DASH

TË GJITHA

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

11:08 : 12/09/2025

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025
Në foto: Vasil Llajo

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com