Deputeti Koço Kokëdhima ka mbajtur një fjalim të gjatë para mbështetësve të tij në Vlorë, ku ka nisur sot takimet e tij në kuadër të lëvizjes së re në Partinë Socialiste.
Kokëdhima ka bërë edhe një denoncim jo pak të fortë. Ai tha se policia ka kërcënuar banorët, se po shkuat tek takimi i Kokëdhimës nuk do iu lëmë të mbillni kanabis.
“Madje qarkullojnë fjalë se ka kërcënime nga policia ndaj banorëve, se po shkuat tek takimi i Kokëdhimës nuk do t’ju lëmë të mbillni kanabis”, tha Kokëdhima.
Por pavarësisht këtyre kërcënimeve, takimi i Kokëdhimës është mbushur nga qindra qytetarë. Ish-deputeti ka deklaruar se do punojë në partinë socialiste dhe nuk do të krijonte parti tjetër.