Ndryshime kanë ndodhur në nivel drejtues në Policinë e Shtetit. Ylli Doda, është emëruar shefi komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Raportohet se Ardit Elmazi, që ishte më herët në këtë post, është emëruar shef komisariati në Ersekë.
Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit. Ramiz Hymeti, i cili ka qenë shef komisariati në Kolonjë, është emëruar në Maliq.