• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ngrihet grupi i punës në SHBA, Biden do të ndajë shkencën nga politika

19:26 : 10/05/2021
në BOTA

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se politizimi i shkencës nga administrata Trump rrezikoi jetë njerëzish, shkatërroi besimin tek publiku dhe përkeqësoi pasojat e ndryshimeve klimatike. Ata shpresojnë të identifikojnë e të mësojnë nga problemet e së shkuarës si dhe të forcojnë në të ardhmen rregullat që lidhen me integritetin shkencor. Kjo nënkupton respektim të praktikave profesionale, garantim të objektivitetit e qartësisë, larg falsifikimit të fakteve. Për këtë qëllimi do të krijohet një grup i ri pune mbi integritetin shkencor, përbërë nga 46 anëtarë nga dhjetra agjenci qeveritare, të cilët do të takohen për herë të parë të premten.

“Ne e dimë që shkenca është zbulim. Nuk është trillim. Është shpresë gjithashtu. Dhe kjo është Amerika. Shpresa, është në ADN-në e këtij vendi”, deklaroi gjatë nje takimi zoti Joe Biden, në cilësinë e Presidentit të Zgjedhur.

Nisur nga kjo qasje administrata Biden po krijon një grup të ri pune, detyra e të cilit është të ndajë shkencën nga politika, duke shqyrtuar se çfarë ka funksionuar ose jo, në mënyrë që vendimet në të ardhmen të mos ndrydhen, shtrembërohen, manipulohen apo përzgjidhen me qëllim.

Detyra e grupit të punës është të shohë pas, duke filluar nga viti 2009, për fushat kur partishmëria ka ndërhyrë në ato që supozohej të ishin vendime të bazuara në prova.

“Me pak fjalë, ne duam që njerëzit të jenë në gjendje të besojnë tek ajo çka u thotë qeveria federale, qoftë lidhur me parashikim e motit qoftë informacionet lidhur me sigurinë e vaksinave apo çfarëdo tjetër“, thotë Jane Lubchenco, Zëvendës Drejtoreshë për Klimën dhe Mjedisin në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë për Politika që lidhen me Shkencës e Teknologjinë.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Masa buron nga një dokument i firmosur nga presidenti më 27 janar i cili kërkon “hartim politikash bazuar në prova”. Kanë qenë jo vetëm shkencëtarët ata që kanë akuzuar administratën Trump për anashkalim të provave shkencore duke injektuar politikë në çështje si koronavirusi, ndryshimet klimatike.

Por zonja Lubchenco, i cila kryesonte Agjencinë Kombëtare Oqeanike e të Atmosferës (NOAA) në administratën Obama, vuri në dukje një incident të ashtuquajturin “Sharpiegate” si “një shembull të qartë siç thotë ajo të ndërhyrjes së politikës në informacionin shkencor, diçka jashtëzakonisht e rrezikshme”. Rasti i referohet polemikave që u krijuan nga një koment i ish-Presidentit Trump në vitin 2019 ndërsa uragani Dorian po i afrohej kontinentit amerikan. Duke përmendur shtetet që mund të goditeshin potencialisht nga uragani, zoti Trump përfshiu në mënyrë të gabuar mes tyre edhe Alabamën.

Aso kohe, agjencia qortoi disa meteorologë për postimet në twitter se Alabama nuk ishte në rrezik, duke kundërshtuar në këtë mënyrë komentet e presidentit.

Rasti u quajt “Sharpiegate” pasi dikush në Shtëpinë e Bardhë përdori një stilolaps të zi, një nga të preferuarit e zotit Trump, duke rrethuar me dorë në hartën zyrtare të Qendrës Kombëtare të Uraganëve një tjetër zonë ku mund të godiste uragani, duke përfshirë Alabamën.

Një raport i Inspektorit të Përgjithshëm i vitit 2020 zbuloi se administrata kishte shkelur rregullat e integritetit shkencor. Zonja Lubchenco e quajti këtë një veprim “të pafalshëm”. Sipas saj “Sharpiegate” tregoi të metat në sistemin e integritetit shkencor të krijuar në 2009 nga Presidenti Barack Obama. Ajo thotë se kur agjencia shkelte rregullat nuk kishte pasoja.

Javën e kaluar, ligjvënësit republikanë akuzuan Shtëpinë e Bardhë për lojë politike me shkencën pas largimit të shkencëtares së klimës Betsy Wetherhead, nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare mbi vlerësimin e klimës.

Zonja Lubchenco thotë se kjo është pjesë normale e punës së një administrate të re e cila sjell njerëz të rinj tek të cilët ka besim.

Historiani i Universitetit Rice, Douglas Brinkley thotë se administrata Biden po përpiqet shumë, por nuk po i afrohet si duhet objektivit për rikthim tek shkenca.

Sipas tij hedhja dritë vetëm tek ajo që ka ndodhur gjatë administratës Obama e Trump do të shkatërrojë përpjekjet e grupit të punës, duke çuar në vetëpolitizim e shqyrtim të çështjeve në një mënyrë të njëanshme.

Sipas tij është tejet e nevojshme që “gjërat të trajtohen me rrënjë duke filluar prej vitit 1945”.

Të dy Presidentët Dwight Eisenhower dhe John F. Kennedy, njëri republikan e tjetri demokrat, forcuan përpjekjet shkencore në publik dhe u përpoqën ta mbanin politikën jashtë sa më shumë që të ishte e mundur.

Por ai tha se fillimi i lëvizjes mjedisore, shpërqendrimi i krijuar nga Lufta në Vietnamit dhe korporatat që e shihnin shkencën si një rregullore gjatë administratës Regan, minuan admirimin e unifikuar publik ndaj shkencës.

“Duhet të krijojmë një grup pune që sjell median në ballë e bën njoftime të shpeshta në shërbim të publikut, në mënyrë që informacionet të shkojnë tek shkollat. Ju e dini, gjatë Luftës së Ftohtë ne reklamuam Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë dhe Matematikën. Ne e reklamuan shkencën sepse sondazhet tregonin se fëmijët rusë ishin më të arsimuar sesa fëmijët amerikanë në shkencë. Ndaj ne krijuam në të gjithë universitetet tona publike departamente të shkencës në një shkallë të gjerë e formuam shkencëtarë si zëdhënës të së nesërmes“, thotë ai.

/VOA

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Zbardhet dokumenti/ Këshilli i BE-së: Të fillojnë sa më shpejt negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com