Zbardhet dokumenti/ Këshilli i BE-së: Të fillojnë sa më shpejt negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Këshilli i Bashkimit Europian u ka dërguar një letër më datë 5 Maj të gjithë vendeve anëtarë të BE-se para mbledhjes së sotme me ministat e jashtëm të BE-së.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse.

Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhet në paragrafin 21.2.