• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitje në zyrën e Armando Dukës. Katër persona të armatosur thyejnë dy kasafortat dhe marrin 100 milionë lekë

09:24 : 07/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Një “komando” prej 4 personash të armatosur kanë grabitur rreth 100 milionë lekë të vjetra në zyrën e kompanisë “Aiba”, në pronësi të Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Ngjarja ka ndodhur në 14 Prill të këtij viti dhe Policia nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Mëngjesin e datës 14 Prill, Salla Operative e Policisë së Durrësit është njoftuar se në fabrikën e vezëve “Aiba”, pranë autostradës “Durrës-Tiranë” është kryer vjedhje në arkën dhe kasafortën e kompanisë.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se autorët kanë arritur të hapin me forcë një kasafortë të vendosur tek kasa e parave në katin e parë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Po ashtu, është konstatuar thyerje e kasafortësh dhe vjedhje parash në zyrën e presidentit të kompanisë, Armando Duka.

Në total, mendohet se janë vjedhur 75 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra, të cilat bashkërisht arrijnë në një vlerë të përafërt me 100 milionë lekë të vjetra.

Në foto: Informacioni policor mbi vjedhjen në zyrat e “Aiba” shpk

Në vijim, Policia gjyqësore ka kqyrur kamerat e sigurisë së ndërtesës, të cilat janë të pajisura me sistem video dhe audio.

Të dhënat e përftuara nga kamerat tregojnë se autorët e vjedhjes kanë qenë 4 persona, të veshur sportiv, me maska anti-covid në fytyrë, triko me kapuç në kokë.

Autorët mbanin në duar leva metalike me ngjyrë blu e të kuqe, si edhe njëri prej tyre mbante në dorë një armë zjarri tip pistoletë “ECOL” në dukje.

Nga lëvizjet e autorëve, duket se ata e njohin ambjentin e zyrës. Ata e dinin se ku ishte e pozicionuar arka, ku ishte e pozicionuar zyra e financës dhee ku është e pozicionuar zyra e presidentit të kompanisë, Duka.

Autorët kanë hyrë e kanë dalë nga pjesa veriore e firmës, ku, nëpërmjet një muri rrethues,  kalojnë në krahun tjetër, ku është një kanal e më tej një rrugë e shtruar me asfalt që e lidh me superstradën Durrës-Tiranë.

Në vijim të hetimeve, Policia Gjyqësore ka pyetur punonjësit e kompanisë, të cilët kanë shprehur dyshimet e tyre mbi autorët e mundshëm të grabitjes.

Policia duket se është e bindur që autorët kanë pasur informacion nga brenda kompanisë, kjo nisur nga fakti që 4 personat nuk kanë humbur kohë brenda godinës, por kanë shkuar menjëherë në vendet ku gjendeshin paratë.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë njoftim për arrestimin e autorëve të mundshëm.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia arrestoi vetëm një roje të godinës, nën dyshimet për “moskallëzim krimi”.

Sipas dyshimeve të Policisë, punonjësi i sigurisë e ka konstatuar grabitjen dhe nuk ka njoftuar organet kompetente.

Personi i vetëm i arrestuar u paraqit para gjykatës dhe ndaj tij u caktua masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025
AKTUALITET

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025
BOTA

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025
Para

Ardit Gjebrea zbulon me kë do ta prezantojë ‘Këngën Magjike’ këtë vit (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com