• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

19:28 : 06/05/2021
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të enjten në Kiev, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin me Ukrainën në mënyrë që ajo të mbrojë veten kundër agresionit rus. Zoti Zelenskyy tha se kërcënimi rus ndaj vendit të tij vazhdon të jetë i pranishëm.

Sekretari i Shtetit Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare që e kanë mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus.

“Mund t’ju them zoti president, se ne qëndrojmë me forcë krah jush, ashtu si edhe partnerët tanë. Këtë mesazh e kam dëgjuar kur isha në NATO para dy javësh”, tha ai.

Zoti Zelenskyy tha se formati i këtij partneriteti ishte një çështje thelbësore.

Zoti Zelenskyy e konfirmoi një gjë të tillë.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

“Po flasim për një aleancë dhe një marrëveshje serioze dypalëshe,” tha ai, duke shtuar se ishte shumë herët për të folur në lidhje me detajet.

Rusia, e cila pretendon se ushtarët e saj nuk janë në terren në Ukrainën lindore, shkaktoi shqetësim të madh këtë vit duke kryer stërvitje masive ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia tha në fund të muajit të kaluar se ka tërhequr forcat, por Kievi i pa stërvitjet si një shenjë të rrezikshme.

“Jemi të vetëdijshëm që Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri i Ukrainës, por atje vazhdojnë të mbeten forca të konsiderueshme,” vuri në dukje zoti Blinken.

“Shërbimi ynë i zbulimit njoftoi se vetëm 3,500 ushtarakë (rusë) filluan të tërhiqen dhe të largohen nga territori i pushtuar i gadishullit të Krimesë. Nuk shohim ndonjë rënie tjetër,” tha ai.

Ukrainasit kishin shpresa të mëdha për vizitën e zotit Blinken, rritjen e ndihmës ushtarake dhe mbështetjen e fortë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Me vizitën e tij në Ukrainë kaq herët në mandatin e tij, zoti Blinken po sinjalizon se Ukraina është një përparësi e lartë e politikës së jashtme për administratën e Presidentit Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se administrata është e përkushtuar t’i mbajë dyert e NATO-s të hapura për vendet e tjera që duan të anëtarësohen kur ato të kenë përmbushur angazhimet e nevojshme për ta bërë këtë,

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre i bëri komentet për gazetarët në avionin presidencial Air Force One kur u pyet për qendrimin e administratës lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026
BOTA

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026
Para

Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë mbështetje për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

TË GJITHA

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet