Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e 50 deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Deputeti socialist Ervin Bushati tha se Meta duhet bërë precendent.
“Merreni me seriozitet. Një herë e mirë, ky kuvend duhet të vendosë precedentin. Presidenti duhet të jetë larg politikës e të flasë për të gjithë shqiptarët dhe duhet të jetë i pari që ruan ligjin dhe integritetin. Nuk mund të lejohet të përsërisim në të ardhmen aventura të tilla”, tha ai.
Sipas socialistëve, presidenti ka cënuar paanësinë politikë dhe deklaratat e tij kanë qenë në shkelje të Kushtetutës dhe është denigruar figura e presidentit.
Ndërkohë, presidenti ka kërkuar që të dëgjohet nga Kuvendi më 10 Maj.













