Artisti i njohur Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë. Revista Bordo raporton se këngëtari dhe partnerja e tij misterioze kanë mirëpritur në jetë pak javë më parë një djalë, të cilin e kanë quajtur Amadeus.
Pirro Çako e ka mbajtur jetën e tij personale shumë private dhe nuk dihet emri i bjondes simpatike që i ka rrëmbyer zemrën. Çifti janë fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus” në maj të vitit të kaluar në në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.