Teksa sezoni veror po afron, duket se Shqipëria nuk do të kërkojë pasaportë vaksinimi për të gjithë ata që do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet.
Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama këtë të Mërkurë.
Kreu i qeverisë mbajti një konferencë me komisionarin e BE për zgjerimin Oliver Varhelyi në Rinas.
Ky i fundit njoftoi mbërritjen e një sasie vaksinash në Shqipëri, si dhuratë nga BE.