• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Historia tragjike e nënës shqiptare që humbi tre djemtë e vegjël

00:53 : 04/12/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

Jeta e Marikës nuk ka qënë e lehtë. Ajo ka kaluar ato që mund të ishin vitet me të bukura të jetës së saj plot brenga dhe e mbyllur në shtëpi. Marika ka lindur më 20 mars të vitit 1949, në fshatin Gjyrezë të Korçës, e rritur në një familje të ngrohtë me prindërit, motrën dhe vëllain. Vitet rridhnin normalisht pa lumturi e trishtime të mëdha.

Në 1969 ajo u zhvendos në qytetin e Beratit për të filluar një punë të re. Bashkë me të erdhi dhe bashkëshorti, i cili ishte njeriu që i rrinte më pranë. Marika u martua dhe nga kjo martesë e lumtur lindi vajza e tyre e parë, Alma.

Si prindër të rinj, ata menduan se familjes së tyre duhet t’i shtoheshin të tjerë pjestarë dhe disa vite më pas vjen në jetë djali i tyre i parë. Lumturia ishte e madhe, sepse çdo familje ëndërron të ketë dhe një vajze dhe një djalë.

Por 5 muaj pas lindjes së djalit, ajo kaloi dhimbjen e parë më të madhe deri në atë kohë, pasi djali i saj i vogël papritmas ndërroi jetë. Bota për të u shemb, por me bashkëshortin pranë arritën t’i jepnin kurajo njëri-tjetrit dhe të vazhdonin jetën.

Pas disa kohësh ata menduan se ajo që mund t’ua lehtësonte dhimbjen ishte ardhja në jetë e një fëmije tjetër dhe kështu ndodhi. Marika u bë me një tjetër djalë, të cilit sërish iu gëzuan shumë, por një tjetër fatkeqësi rëndoi mbi shpirtrat e këtyre prindërve. 7 muaj pas lindjes, djali i tyre i dytë vdiq po në të njëjtën mënyrë.

Kjo ngjarje nuk ishte e lehtë për këtë nënë të gjorë, që tashmë do të vuante humbjen e 2 vogëlushëve të saj. Vitet rrodhën bashkë me hallet mbi supe. I vetmi gëzim që kishin ishte vajza e tyre, tashmë 10 vjeçe.

Por familjes iu shtua një tjetër pjesëtar, djali i tyre i tretë, të cilin e quajtën Adrian. Adriani ishte drita e syve për ta, ky djalë kaq shumë i dëshiruar për familjen.

Ai ishte një engjëll që erdhi në jetët e tyre vetëm për të sjellë lumturi. Pas fatkeqësive që kishin kaluar, prindërit i gëzoheshin pafund rritjes së djalit të tyre.

Ishte data 24 korrik, ditë e nxehtë vere, Adriani doli të luante me 2 shokët që shoqërohej gjithmonë. Në mëngjes Marika u zgjua me një ëndërr të keqe dhe mendja i rrinte tek vajza që kishte larg.

Si çdo ditë ajo doli në oborrin jashtë shtëpisë të bisedonte me shoqen e saj dhe ndërkohë pa djalin e saj 18-vjeçar që luante aty rrotull. Pak pasi Marika shkoi në shtëpi dëgjoi 3 të shtëna me armë…

Menjëherë doli jashtë dhe pa djalin e saj të shtrirë. Vrapoi drejt tij dhe e mori në krahë. Djali i saj me lotët që i rridhnin nga sytë i tha: “Mami, bëhu e fortë, unë kaq e pata”; dhe me kokën mbështetur mbi supin e nënës për të fundit herë mbyll sytë.

Ai u vra nga një bandë sepse e ngatërruan me dikë tjetër për shkak të trazirave që po ndodhnin në vitet ‘97-‘98. Shokët e tij vrapuan, ndërsa Adriani nuk mundi sepse kishte vrarë këmbën dhe në plumbin e tretë i tha personit që po e qëllonte: “Ti po më vret, por unë jam i pafajshëm”.

Pas gjithë këtyre plagëve të marra, bota për Marikën nuk kishte më kuptim. Ajo qëndroi e mbyllur në shtëpi për 8 vite duke dalë shumë pak. Ato vite ishin më të vështirët e jetës së saj. Bashkëshorti i saj i qëndronte pranë duke i dhënë kurajo e duke i thënë se dhimbjen do ta ndanin të dy.

Nuk donte ta shikonte të shkatërruar, të dorëzuar, por pavarësisht atyre dhimbjeve t’i tregonte se jeta për ta vazhdonte. Por Marika me kalimin e kohës filloi të dilte nga shtëpia dhe në një nga këto ditë njohu Liljanën.

Kur i tregoi dhimbjen që kishte kaluar Liljana s’mundi t’i mbante mend lotët dhe, siç thotë ajo, nuk kishte sesi të mos mendonte që ta bënte të lumtur këtë grua. Marika rreth 2 vite më parë humbi edhe bashkëshortin.

Gjatë bisedave me shoqen e saj të re, ajo rrëfeu se ishin bërë shume vite që nuk shkonte asgjëkundi, se nuk kishte bërë një udhëtim, që ndihej e vetmuar dhe që i mungonin njerëzit e dashur.

Dëshira e saj ishte thjesht të shkonte diku, pak më larg realitetit të saj dhe kjo ishte arsyeja përse shoqja e saj kontaktoi redaksinë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, me shpresën se ky program mund ta bënte pakëz të lumtur.

Stafi i emisionit i mundësoi Marikës dhe Liljanës një udhëtim në Prishtinë, akomodimin në një nga hotelet e këtij qytetit, si dhe shëtitje në rrugët e tij.

Një udhëtim që e nxorri atë nga realiteti i përditshëm e që siç thotë ajo, “do ta mbaj mend tërë jetën, përsa të jem gjallë. Përveç kësaj nuk kam çfarë të kujtoj tjetër”./Top Channel/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025
Para

I jepet lamtumira e fundit Fidel Castros (Live nga ceremonia)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës, ja kush është 25-vjeçarja Elvira Peka

22:29 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com