Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ndaj tij rëndonte një masë arresti me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është vënë në pranga një ditë më parë në Vlorë.
Ai është Harilla Nasi, 45 vjeç, banues në fshatin Poro të Vlorës.
Ndalimi i tij u bë për arsye se më 7 nëntor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Poro, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 kg kanabis.
Gjykata e Vlorës kishte vendosur ndaj tij masën e arrestit me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.