• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha në Korçë: 25-prill do jetë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë

11:48 : 21/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve ditën e sotme në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij përshëndetëse para mijëra qytetarëve korçarë, Basha tha se edhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë. Kreu i opozitës garantoi të gjithë banorët që për 8 vite u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill.

“Mirë se të gjej zonjë e bukur e Shqipërisë Korçë!  Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj korçarë! Mirë se ju gjej rini e mrekullueshme e Korçës! 25 prilli i ndryshimit! 25 prilli i fitores do të jetë fitorja e çdo shqiptari do të jetë fitoja e qytetarisë, do të jetë fitorja e Korçës, fitorja më e thellë në historinë e Shqipërisë. Sepse vëllezër dhe motra 8 vite të vështira kanë lënë vragat më të thella në trupin e Korçës dhe të Shqipërisë tonë kjo perlë e qytetarisë, ky djep i arsimit, i dijes, i kulturës, i artit, i punës. Ky vend që ka lindur burra e gra që na bëjnë krenar ndër shekuj. 8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vite izolim, nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati me projekt e financim Qukës- Qaf Plloç, e bredh tani 4 ditët e fundit fshat më fshat për të premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të dielën ja kthejmë Korçën korçarëve, ja kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”,- tha Basha.

“ Ju them sot, Korça e ka marrë vendimin. Korça ja ka mbyllur derën së keqes. Korça e ka hapur zemrën për ndryshimin që vulosim të dielën duke votuar numrin 9. Sepse fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja më e thellë e çdo shqiptari. Do të jetë dita kur vota juaj do të rikthejë një qeveri të njerëzve dhe për njerëzit. Do të jetë dita kur ne do të bëjmë realitet fuqinë e demokracisë, fuqinë e votës duke dalë masivisht për të votuar numrin 9. Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë. Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert, Korça ja ka mbyllur dyert, Shkodra ja ka mbyllur dyert, Vlora, Durrësi dhe Tirana, mbarë Shqipëria, sepse zemrat e shqiptarëve thërrasin për ndryshim. Bashkë për ndryshim! E gjithë Korça, bashkë për ndryshim! Dhe ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9″, – shtoi ai.

Ndër të tjera kreu i opozitës ka premtuar për qytetarët riaktivizimin e ekonomisë, heqjen e taksave abuzive dhe faturave të kripura të energjisë.

Lexo edhe:

Reuters: Ushtria amerikane dërgon avionët F-22 në Lindjen e Mesme

Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij

“Ne do të mundësojmë që jo vetëm të përmbyllim procesin e legalizimeve por dhe të riaktivizojmë ekonominë tonë duke hequr taksat abuzive, taksën mbi karburantin 240 për litër, i cili shtrohet në biftek tek Nusret-i. Faturat e kripura të energjisë, amnistinë e plotë për 350 mijë familje kulari i të cilëve rëndon 28 mijë lekë muaj për muaj, për të paguar luksin e qeveritarëve. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe të naftës do ti japë korçarëve mbështetje, energji për të bërë atë që dine të bëjnë më së miri, punë të ndershme, mirëqenie, paga të larta, gëzim në familjet tona, dinjitet njerëzor, qytetari, pozitivistet. Masivisht, ditën e diel, çdo i ri dhe e re korçare, ju bukuri, ju krenari e Korçës dhe e gjithë Shqipërisë, për shkollimin tuaj, për arsimin tuaj, për punësimin tuaj, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave në 100 ditët e para të qeverisë sonë votoni numrin 9. Për prindërit tuaj, për rritjen e pensioneve, për t’jua fshirë lotët, për t’iu dhënë mundësinë ju të jeni pranë tyre me ta, të punoni e të fitoni në Korçën e bukurisë, të traditës, të punës, të fermerëve, të turizmit, të zejtarisë, e të krijoni këtu familjet tuaja pranë familjeve të prindërve tuaj. Ta ndalim plagën e emigracionit, ta rikthejmë Korçën në një perlë margaritar të ekonomisë dhe qytetarisë. Të dielën votoni numrin 9. Bashkë për ndryshim! Korça fiton! Shqipëria fiton”,- përfundoi Basha.

Lajme të lidhura

BOTA

Reuters: Ushtria amerikane dërgon avionët F-22 në Lindjen e Mesme

19:12 : 17/06/2025
BOTA

Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij

19:11 : 17/06/2025
BOTA

Trump: E dimë ku fshihet lideri i Iranit, por nuk do ta vrasim për momentin

18:52 : 17/06/2025
BOTA

Xhaka më pranë Milanit, Igli Tare takohet me agjentët e mesfushorit

18:51 : 17/06/2025
SHOW BIZ

Gjiko shpallet i pafajshëm për akuzat për për*dhunim, Elita Rudi: U mbyll plaga që na dhembi, por nuk na ndau

18:50 : 17/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

18:43 : 17/06/2025
Para

Lirohet nga burgu reperi i njohur shqiptar

TË GJITHA

Reuters: Ushtria amerikane dërgon avionët F-22 në Lindjen e Mesme

19:12 : 17/06/2025

Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij

19:11 : 17/06/2025

Trump: E dimë ku fshihet lideri i Iranit, por nuk do ta vrasim për momentin

18:52 : 17/06/2025

Xhaka më pranë Milanit, Igli Tare takohet me agjentët e mesfushorit

18:51 : 17/06/2025

Gjiko shpallet i pafajshëm për akuzat për për*dhunim, Elita Rudi: U mbyll plaga që na dhembi, por nuk na ndau

18:50 : 17/06/2025

Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

18:43 : 17/06/2025

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

18:33 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com