• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i Vettingut në anglisht u dërgua gabim, flet kryetari i Gjykatës Kushtetuese

11:10 : 01/12/2016
në AKTUALITET
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ka pranuar se varianti anglisht i ligjit të Vetting-ut, që i është dërguar Komisionit të Venecias për opinion, ka patur gabime.

Por pasaktësitë e konstatuara nga opozita, -thotë ai,- nuk e ndryshojnë thelbin e ligjit, çka nënkupton se gabimet në përkthim nuk do të ndikojnë në opinionin e Komisionit të Venecias.

Por a ka garanci për këtë? Dedja, në një intervistë për gazetën Mapo, nuk di ta thotë këtë. Për të shmangur çdo keqkuptim Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i dërgojë një variant tjetër Komisionit të Venecias, të përkthyer nga përkthyes të licensuar. P

o përse iu dërgua një variant me gabime dhe ku u mor ky variant i ligjit në anglisht? Bashkim Dedja thotë se Gjykata Kushtetuese e mori ligjin të përkthyer nga EURALIUS. Opozita flet për ndryshime thelbësore të ligjit në variantin e përkthyer nga EURALIUS. Ndërsa vetë EURALIUS nuk ka bërë asnjë reagim për këtë akuzë të rëndë. Në këto kushte, askush nuk di të thotë nëse gabimet në përkthim kanë qenë të qëllimshme për të ndikuar në opinionin e Komisionit të Venecias apo paaftësi e përkthyesve. PD shkon edhe më tej. Në grupin parlamentar është disktuar edhe për një tjetër “gabim” në përkthim dhe ky gabim ka të bëjë sërish me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Sipas ekspertëve të PD, edhe versioni anglisht i Kushtetutës, i publikuar në faqen e Komisionit të Venecias, është me gabime. Duke krahasuar ligjin e Vetting-ut (të përkthyer fillimisht gabim) dhe Kushtetutën (e përkthyer edhe ajo gabim si pas PD), Komisioni i Venecias do të duhet të japë një përgjigje.

A mund të jetë e saktë përgjigjja teksa analizohen dy përmbajtje të shtrembëruara? Kjo do të mësohet në ditët në vijim. Por ajo për të cilën flet me siguri kreu i Gjykatës Kushtetuese është afati i shqyrtimit; vendimi i saj nuk do të mund të jepet para 15 dhjetorit, kur BE do të vendosë për të hapur ose jo negociatat me Shqipërinë.

Intervista me kreun e Gjykatës Kushtetuese, marrë nga Mapo

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

PD pretendon se ligji që keni dërguar ju si Gjykatë Kushtetuese në Komisionin e Venecias nuk është i njëjtë me ligjin që u miratua në Kuvend, pasi përkthimi nga shqipja në anglisht nuk është i saktë?

Ligji është i njëjti, është ai që ka bërë Parlamenti dhe që është sot në fuqi. Ndërsa në anglisht është varianti që ka përkthyer vetëm EURALIUS dhe vetëm ai përkthim që ekziston edhe sot, është varianti në anglisht që ka punuar edhe komisioni i reformës dhe që më pas është miratuar edhe në parlament.

Mos ndoshta në Venecia keni dërguar variantin e pamiratuar nga Kuvendi apo problemi është te ndërkombëtarët, e kanë përkthyer ata gabim, apo nuk ka problem fare dhe përkthimi është i saktë?

Ai është varianti që e kanë përkthyer ata. U pretendua se ka disa pasaktësi në të dhe ne u detyruam të bëjmë verifikimin dhe kishte disa gjëra të cilat nuk ndryshojnë thelbin e ligjit dhe asnjë problem.

Ju çuat variant tjetër pas kësaj zoti Dedja?

Nuk kemi çuar variant tjetër, ai është. Verifikuam me përkthyes që ne i kemi marrë dhe është ai material, nuk është variant tjetër, ai është ligji. Përkthimi që ka bërë EURALIUS ka qenë dhe përkthimi i materialit të punës që është miratuar në parlament, por ka qenë varianti në anglisht i tyre dhe që kanë pranuar edhe të gjitha palët. Më vonë është konstatuar prej tyre, se ka një pasaktësi nga varianti në shqip nga varianti me të cilin është punuar në të gjitha fazat qoftë nga komisioni ashtu edhe nga parlamenti, por varianti në anglisht, jo varianti në shqip.

Çfarë janë këto pasaktësi, a janë të rëndësishme?

Ato janë verifikuar dhe ato pasaktësi që janë bërë janë korrigjuar dhe tani i ka shkuar Komisionit të Venecias dhe ata do t’i kenë të dyja përpara dhe natyrisht që do marrin në konsideratë atë që është zyrtari. Por edhe ligji i pronave i tillë ka qenë, i përkthyer nga të huaj, të cilin e ka bërë pjesë Ministria e Drejtësisë dhe që është edhe sot e kësaj dite. Dhe në atë rast nuk është patur një pretendim i tillë.

Gjykatën e vuri në lëvizje Partia Demokratike për këto pasaktësi?

Po, kërkesa ishte e atyre që kishin vënë në lëvizje Gjykatën dhe thanë që kemi verifikuar që ka një pasaktësi në terma duke patur parasysh ligjin që është në faqe të Venecias dhe ligjin që është në faqe të EURALIUS.

Ka ardhur përgjigja për “Vettingun” nga Komisioni i Venecias?

Komisioni i Venecias akoma nuk është mbledhur. S’ka si do ketë një vendim në këtë fazë. E ka përcaktuar që do mblidhet në datat 9 -10 dhjetor.

A keni ju mundësi ta shqyrtoni dhe të merrni vendim për Vettingun para datës 15 dhjetor kur është edhe mbledhja e Këshillit Europian?

S’ka mundësi. Do pritet opinioni, do përkthehet dhe pastaj do veprohet.

Do të marrë një farë kohë d.m.th. Sa mund të jetë ajo?

Patjetër. Por nuk mund të them asnjë datë. Ajo do varet nga përkthimi i përgjigjes.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025
RAJONI

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025
SPORT

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025
BOTA

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025
Para
????????????????????????????????????

Dyfishohet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Lezhë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com