• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Përmbysja në një vit, ja pse Partizani shpallet kampion i Superiores

09:06 : 16/04/2021
në SPORT

Faza e tretë nuk ishte e duhura për skuadrën e Partizanit, me të kuqtë që lanë shumë pikë të rëndësishme, sidomos në sfidat kundër Apolonisë dhe Skënderbeut. Por, në “Air Albania”, Partizani mori një fitore të pastër 3-0 duke e mbyllur fazën e tretë me një trepikësh shumë të rëndësishëm.

Në fund, Partizani mori 15 nga 27 pikë të mundshme, pak për një skuadër që do titullin kampion, por sërish është favorite për titullin, duke qenë vetëm 2 pikë pas kryesuesve të Teutës.

KRAHASIMI – Pas tri fazave këtë sezon në Superiore, Partizani mban vendin e dytë me 47 pikë. Po ta krahasosh me sezonin e shkuar, të kuqtë janë shumë më mirë. Edhe pse kanë vetëm 9 pikë më shumë (38 sezonin e shkuar pas 3 fazave), janë në garë për titullin kampion, ndërsa vjet, rrezikonin “play out”-in. Pas tri fazave, Partizani renditej në vendin e shtatë në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Bylisi në vendin e tetë, numëronte 36 pikë. Duket qartë se trajneri Daja ka bërë një punë shumë të mirë në krye të “demave”, por duhet thënë se edhe ekipet kundërshtare, kanë pasur shumë luhatje.

SULMI MË I MIRË – Partizani këtë sezon është shumë më ndryshe se edicioni i shkuar, ku nga lufta për mbijetesë, synon titullin kampion. Gjithashtu, të kuqtë kanë dhe sulmin më të mirë në Superiore, me plot 37 gola të shënuar pas 27 javësh kampionat.

LIDERI – Trajneri Daja pa diskutim që do të kishte dashur një lider që nga fillimi i sezonit, por e gjeti vetëm pas muajit janar. Bëhet fjalë për Eraldo Çinarin, i cili është rikthyer më i uritur se kurrë për të treguar vlerat e tij. Bomberi shkodran ka shënuar 5 gola në vetëm 11 ndeshje të luajtura si titullar duke tërhequr ekipin e tij përpara. Me rikthimin e Çinarit, duket se u “zgjua” edhe Jasir Asani, i cili ndoshta për shkak të konkurrencës ose dhe për shkak të kërkesave të Dajës, e ka rritur ndjeshëm performancën e tij dhe aktualisht, është golashënuesi më i mirë i “demave” me 6 gola të shënuar. Partizani ka dhe 9 finale deri në fund dhe një gjë është e sigurt: Nëse ecuria do të jetë siç ishte ajo e fazës së tretë, titulli kampion do të jetë larg.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

BOSHTI – Partizani e ka boshtin e skuadrës që fitoi titullin kampion dy sezone më parë dhe është një plus i madh për trajnerin Daja. Hoxha, Belica, Asani, Bardhi e Çinari janë vetëm disa nga kampionët e Partizanit, që edhe këtë sezon e kanë marrë ekipin për dore. Pa harruar edhe Esat Malën, që për ekipin e Partizanit po sakrifikon duke luajtur në çdo pozicion që i është kërkuar.

9 FINALE – Faza e katërt nis kundër Kastriotit për të kuqtë dhe nuk lejohen më hapat falsë. Nëntë finale do të luajë Partizani deri në fund dhe nga 27 pikët e mundshme. Daja do të synojë të marrë sa më shumë të jetë e mundur, që ta rikthejë titullin në anën e kuqe të kryeqytetit. Edhe pse disa ndeshje i ka të lehta në letër, Partizani duhet të bëjë kujdes, pasi faza e tretë i dha një mësim të mirë se ekipe si Apolonia e Skënderbeu të marrin pikë të rëndësishme.

BILANCI – Partizani duhet të ketë kujdes edhe nga një tjetër detaj i rëndësishëm: Bilanci me ekipet rivale. Ky sezon ka qenë negativ për të kuqtë sa u takon ndeshjeve kundër rivalëve për titull dhe duke pasur parasysh këtë fakt, duhet të bëjë të pamundurën që të mos e lejojë kampionatin të shkojë deri në pikën ku duhet të vendosin ndeshjet direkte, pasi kështu humbet edhe titullin kampion. /Panoramasport

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Probleme me zemrën, ylli i NBA-së tërhiqet nga basketbolli

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com