• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skënder Brataj tregon se çfarë duhet të bëjnë pacientët që kanë shenja në mushkëri edhe pasi kalojnë Covid-in

17:18 : 09/04/2021
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep një mesazh këshillues për të gjithë qytetarët, që kanë kaluar koronavirusin dhe kanë shenja për një kohë të gjatë.

Brataj sqaron në një postim në “Facebook” simptomat më të zakonshme që vijojnë për një kohë të gjatë te pacientët, ndërsa thekson se këta persona duhet të ndiqen me ekzaminime.

“Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19”, thekson Brataj mes të tjerash.

Më tej, mjeku vijon sqarimin e tij se “Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj”.

Mesazhi i Bratajt:

Lexo edhe:

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)?

Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni. Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen. Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.

Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen. Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19. Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim. Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.

Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë. Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë. Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme. Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.

Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?

CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj. Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë. Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina. Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë.

Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse.

Dr.Skender Brataj

Etiketa: shendet boldnews host domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

21:58 : 28/01/2022
SHENDETI

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

22:42 : 23/01/2022
SHENDETI

Vuani nga hipertensioni? Këto janë perimet që duhet të konsumoni për të ulur presionin e gjakut

22:55 : 25/12/2021
SHENDETI

Zbulohet misteri/ Pse disa njerëz vdesin nga Covid dhe të tjerët jo

20:13 : 11/12/2021
SHENDETI

Nga dhëmbët, deri tek këmbët/ Të gjitha dëmet që i shkakton koronavirusi trupit tonë

17:36 : 08/12/2021
AKTUALITET

Simptomat dhe rrezikshmëria/ Nga ndryshon Omicron nga Delta?

21:41 : 06/12/2021
Para

Salianji në një familje në kushte të rënda ekonomike në Korçë: Kryefamiljari është me sëmundje të rëndë dhe qeveria i shkëput energjinë elektrike

TË GJITHA

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com