Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur në vendin e quajtur Iliras, në Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga, ka fluturuar mbi ndarësen duke përfunduar në humnerë.
Fatmirësisht familja me katër anëtarë ka shpëtuar mrekullisht nga ky aksident. Ndërkohë ajo që nuk është aspak e zakontë është fakti se automjeti nuk e ka dëmtuar aspak trafikndarëse kur ka dalë nga rruga.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e këtij aksidenti jo të zakonshëm.













