Anglia ka përparuar shumë me vaksinimin masiv dhe është një nga vendet e pakta të BE, që ka nisur hapjen graduale dhe testimet e para për rikthimin e tifozëve në stadium.
Ishte thënë në mënyrë jo zyrtare para disa ditësh, por sot është konfirmuar zyrtarisht. Klubi i Tottenham ka publikuar një postim ku jep lajmin e madh të rikthimit të tifozëve në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City.
Kështu, më 25 prill në finalen e Kupës së dytë për nga rëndësia në stadiumin “Wembley” do të jenë të pranishëm 8 mijë tifozë, më pak se 10% e kapacitetit të stadiumit. Prania e tyre do të jetë një lloj testi për të ardhmen.
https://twitter.com/SpursOfficial/status/1378618626618581006?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1378618626618581006%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fzyrtare-anglia-kthen-tifozet-ne-stadium-tottenham-jep-lajmin-e-madh%2F













