Brendi i njohur ndërkombëtar, HiPP, është certifikuar nga Euromonitor International si brendi numër 1 në botë i ushqimit organik të fëmijëve.
“Certifikatë ndërmjet Euromonitor International dhe HiPP, me ç’rast Euromonitor konfirmon se HiPP lejohet ta shfrytëzojë këtë deklarim në bazë të kontratës, nga 1 mars 2016 deri më 28 shkurt 2017”, thuhet në përshkrimin e Euromonitor.
Euromonitor International është një firmë e pavarur për hulumtimin e tregut me bazë në Londër, e cila siguron të dhëna për tregun, raporte të inteligjencës së biznesit dhe të dhëna për industrinë. Ky është viti i dytë që HiPP shpallet brendi numër 1 në botë për bio produkte.
Produktet e HiPP janë ushqim i përkryer dhe i përshtatshëm për nxitjen e zhvillimit të foshnjës dhe fëmijës tuaj.
Ato janë të shpërndara në gjithë tregun kosovar me konsumatorët që gjithmonë si zgjedhje të parë për ushqyerjen e fëmijëve të tyre e kanë HiPP-in.
(Boldnews)