Ndërsa vaksinimi anti-Covid është duke u aplikuar në të gjithë globin, studiuesit po punojnë pa u lodhur për të nxjerrë ilaçe të reja për të trajtuar ata që janë infektuar tashmë nga Covid-19.
Kompania farmaceutike e SHBA’së Pfizer, njoftoi të martën se ka filluar provën klinike të fazës 1 të një ilaçi të ri oral antiviral për trajtimin e Covid-19. Ilaçi “PF-07321332”, një frenues i proteazës SARS-CoV2-3CL, ka veprimtari potenciale in vitro anti-virale kundër SARS-CoV-2, si dhe veprimtari kundër koronavirusëve të tjerë, tha kompania në një deklaratë.
erapia orale mund të përdoret në shenjën e parë të infeksionit, sipas Mikael Dolsten, Zyrtari Kryesor Shkencor dhe Presidenti, Kërkim, Zhvillim dhe Mjekësi në Pfizer.
Pfizer po punon gjithashtu për një kandidat anti-viral të administruar në venë, PF-07304814 për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital. “Së bashku, të dy kanë potencialin për të krijuar një paradigmë trajtimi që plotëson vaksinimin”, shtoi Dolsten.
Frenuesit e proteazës lidhen me një enzimë virale (e quajtur proteaza) për të parandaluar replikimin e virusit. Ilaçe të tilla antivirale përdoren gjerësisht për të trajtuar virusin HIV dhe hepatitin C.