• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pashalimani, bazë për NATO-n?” Meçollari zbulon fiaskon e Olta Xhaçkës

17:47 : 26/03/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në Dhjetor 2019, ministrja e Mbrojtjes e asaj kohe, Olta Xhaçka, nëpërmjet një deklarate të shprehur në mënyrë ekzaltuese, deklaroi se i kishte dërguar një kërkesë NATO-s për ta shndërruar pikën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë në bazë strategjike të Aleancës së Atlantikut.

Por, përtej kërkesës pompoze, baza e Pashalimanit nuk ka territor të mjaftueshëm për të mirëpritur një bazë të nivelit të NATO-s.

Në vitin 2016, më shumë se 80 përqind e territorit të bazës së Pashalimanit u shkëput prej saj, nëpërmjet procedurave të dyshimta administrative.

Nga një territor me një sipërfaqe prej 108 hektarësh deri në vitin 2015, aktualisht baza detare e Pashalimanit është tkurrur në një sipërfaqe prej 14 hektarësh.

Lexo edhe:

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

Në vitin 2019, Olta Xhaçka nuk miratoi kërkesën e Forcës Detare për rikthimin e të gjithë territorit të bazës nën pronësinë e Ushtrisë Shqiptare.

Dhe, në një sipërfaqe të tillë minimale, është e paimagjinueshme që të ngrihet një bazë e Aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Denoncimi me fakte vjen nga Artur Meçollari, një ish-drejtues i lartë i Forcës Detare deri në Gusht 2020, i cili ka detajuar skandalin në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në dhjetor 2020.

Ftesa për NATO-n

Olta Xhaçka shfrytëzoi ceremoninë e kthimit të dy anijeve nga një mision i NATOS-s në detin Egje në fund të vitit 2019, për të treguar qytetarëve shqiptarë se, falë qeverisë ku edhe ajo ishte pjesë, tashmë Ushtria Shqiptare dhe vetë shteti ynë, ishte i gatshëm të mirëpriste misione të rëndësishme ndërkombëtare.

Në foto: Olta Xhaçka në ceremoninë e rikthimit të dy anijeve shqiptare nga misioni në Egje, njofton për kërkesën drejtuar NATO-s, lidhur me bazën e Pashalimanit

Kërkesa e ministres Xhaçka u mirëprit edhe nga selia e NATO-s, e cila, nëpërmjet një zëdhënësi, deklaroi për median shqiptare se po e shqyrtonin kërkesën e paraqitur nga Tirana zyrtare.

Shumë muaj pas këtij shkëmbimi zyrtar letrash, nuk ka pasur asnjë sinjal për ndërtimin e një raporti të tillë mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Nuk ka të dhëna për këtë “bllokim” komunikimi. Por, arsyeja mund të gjendet në një shpjegim që ka bërë ish-drejtuesi i lartë i Forcës Detare, Artur Meçollari, në letrën drejtuar kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, në cilësinë e përfaqësueses së vendit kryesor të NATO-s.

Skandali sipas Meçollarit

Baza detare e Pashalimanit në Vlorë, e cila është edhe një prej më kryesoreve në kuadrin operacional të Ushtrisë Shqiptare, kishte një sipërfaqe prej 108.7 hektarësh deri në vitin 2015.

Kjo bazë ka qenë përherë një prej pikave strategjike të Shqipërisë. Pashalimani është ngulitur në memorien e shqiptarëve edhe nëpërmjet filmit “Ballë për ballë”, një prej emblematikëve të “Kinostudios Shqipëria e Re”, pavarësisht glorifikimit të “forcës së komunizmit shqiptar”.

Në foto: Nëndetësja “105”, simbol i filmit “Ballë për Ballë”

Qeveria shqiptare, me një vendim të Majit 2015, vendosi ndarjen e Forcës Detare nga Kantieri i Riparimit dhe Ndërtimit të Anijeve (KNRA).

Sipas Artur Meçollarit, nga kjo ndarje, territori i bazës së Pashalimanit u rrudh në 93.8 hektarë, pasi 14.9 hektarë i kaluan KNRA-së.

Por, kjo rrudhje nuk ishte e vetmja. “Në 26 janar 2016, në zbatim të urdhërit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, një grup pune vendosi ndarjen në 4 pjesë të pronës nr. 937 (bazën e Pashalimanit).

Nga kjo ndarje, baza origjinale e Pashalimanit mbeti efektivisht me vetëm 14.34 hektarë. “Ndërsa pjesa tjetër, prej 79.46 hektarësh mbeti jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes (PVP)”, i cili ishte miratuar më herët nga Presidenti i Republikës, shkruan ish-drejtuesi i lartë i Forcës Detare, Meçollari.

Në foto: Pjesa nga letra e ish-oficerit madhor, Artur Meçollari, drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim

Ai vijon më tej: “Në nëntor 2019 komanda e Forcës Detare propozoi futjen në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) të pronave të nxjerra jashtë në vitin 2016”.

Këto prona ende nuk janë përfshirë në PVP, siç konstaton Meçollari.

“Në nëntor të vitit 2019, Ministria e Mbrojtjes i kërkoi zyrtarisht NATOS-s që Baza Detare e Pashalimanit të kthehet në një bazë të Aleancës së Atlantikut. NATO ktheu përgjigje pozitive dhe së shpejti, besoj, strukturat e saj do të bëjnë një vlerësim.  Por baza ka mbetur vetëm 14.34 ha”, thotë Artur Meçollari në letrën e tij drejtuar kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim.

Etiketa: bazamecollariskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
BOTA

Irani e vuri në shënjestër, ja çfarë përmbante baza ushtarake amerikane në Katar

19:31 : 23/06/2025
AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
AKTUALITET

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
Para

VIDEO/ IKMT hedh në erë pallatin 7 katësh në Tiranë

TË GJITHA

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës

15:27 : 14/07/2025

Inteligjenca artificiale mund të imitojë zërin tuaj, si t’i shmangni këto mashtrime

15:25 : 14/07/2025

Përleshjet sektare në Siri, 30 të vdekur

15:24 : 14/07/2025

“Po më vdes çupa ore”, policia shoqëron babanë e 17-vjeçares që qëlloi veten në Vlorë

15:15 : 14/07/2025

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 40-vjeçari në Kakavijë

14:57 : 14/07/2025

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

14:49 : 14/07/2025

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com