• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manastirliu, tender 6 milionë euro për të rrëzuar maternitetin “Geraldinë”

13:02 : 23/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Rrëzimi i një prej godinave të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, pjesë e një kompleksi historik të nivelit të dytë, ka shkaktuar reagime të shoqërisë civile mbi atë që e konsiderojnë si “shkatërrim i ndërtesave monumentale të kryeqytetit”.

Pas reagimit publik, media pranë qeverisë nxituan të sqaronin se rikonstruksioni i godinës së maternitetit kryesor të Tiranës, përfshirë edhe rrëzimin e njërës prej godinave të tij, ishin pjesë e planit të Rindërtimit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Por ky justifikim është i dobët dhe aspak real.

Projekti për rikonstruksionin e kompleksit të maternitetit “Geraldinë” është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në Buletin e Prokurimit Publik të datës 10 Gusht 2020.

Lexo edhe:

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

Ky buletin është nga ata normalët, ndërkohë që të gjithë projektet e Rindërtimit janë shpallur në Buletinë të Posaçëm.

Sipas të dhënave zyrtare, Ministria e drejtuar nga Ogerta Manastirliu ka vendosur në dispozicion të tenderit me objekt “Rikonstruksion i godinave të Maternitetit Mbreterësha Geraldinë dhe ndërtim i ri 3 kat Tiranë”, një fond limit prej 668 milionë lekë të reja pa TVSH, ose rreth 6 milionë euro.

“Boldnews.al” shfletoi dokumentat e tenderit, në të cilat nuk lexohet askund parashikimi për prishjen e një prej godinave ekzistuese.

Që në titullin e tenderit duket qartë se objekti i financimit ishte rikonstruksioni i ndërtesave të kompleksit, si edhe shtimi i një ndërtese të re 3-katëshe.

Por, ajo që nuk thuhet në dokumenta, të paktën në ato që janë bërë publike, po konstatohet lehtësisht këto ditë në terren.

Duket se godina e re 3-katëshe do të ndërtohet në rrënojat e ndërtesës që po shkatërrohet me mjete të tonazhit të rëndë.

Tenderi
Procedura e tenderit me vlerë rreth 6 milionë euro u mbyll në 2 Shtator 2020. Në konkurim morën pjesë 9 operatorë ekonomikë, nga të cilët 8 prej tyre u skualifikuan për mungesë oferte ose mungesë dokumentacioni.

Në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve i përbërë nga “Agi-Kons & BE-IS”, të cilët u shpallën fitues me ofertën e tyre me vlerë mbi 466 milionë lekë të reja.

Pas këtij rezultati, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratën me operatorët fitues në fund të muajit Tetor 2020.

Nisja e punimeve për rikonstruksionin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” u njoftua rreth 3 javë më parë në një status në rrjete sociale të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Statusi, siç ndodh rëndom me drejtuesit qeveritarë të “Rilindjes”, ishte shoqëruar me foto në formatin 3-dimensional (3D) të projektit.

Por, në asnjë rresht të tekstit të Manastirliut nuk përmendet fakti që njëra prej godinave të kompleksit historik do të shndërrohej në “baltë e pluhur”.

Një fakt i tillë u mësua vetëm mesditën e kësaj të shtune, kur shtëllungat e pluhurit të godinës që po shembej mbushën bulevardin “Zogu I” në Tiranë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026
Para

Çelhaka: Vetëm Anglia më superiore, Shqipëria përballet si i barabartë me të tjerët

TË GJITHA

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom