Mesila Doda, kandidate e PDIU-së në listën e Qarkut të Tiranës të koalicionit të drejtuar nga PD, tha në emisionin Tempora se opozita e bashkuar ka qenë fituese e zgjedhjeve që në vitin 2017, nëse i referoheni votave. Doda tha se po të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë votat që ka marrë PD, aleatët e saj, LSI dhe PDIU, atëherë Edi Rama duhej të ishte në opozitë që para 4 vitesh.
“Çfarë ndodhi? Edi Rama bleu që në fillim 3 mandatet e PDIU-së. Kishim 75 mijë vota si PDIU në 2017 dhe prodhuam vetëm 3 deputetë që u blenë nga Rama, ndërsa mandatin e 4 po kvshtu na i grabitën pa na i dhënë me pretendimet e serverit”, tha Doda.
Ajo tha se Edi Rama vijon mashtrimet duke thënë se ato që nuk i bëri për 8 vite thotë se do i bëjë te ky 4 vjetëshi që pretendon të fitojë.
“Edi Rama nuk ka asnjë bilanc, ndërsa ne duhet të flasim vetëm për ekonominë, ekonominë dhe vetëm për ekonominë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e PDIU.