Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër. Ai është pritur nga qindra qytetarë ndërsa duket se është e pamundur të respektohen rregullat e pandemisë, edhe pse kryedemokrati iu bëri thirrje të ruajnë distancën.
Gjatë ecjes në qendër të qytetit, Basha i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve. Komentin e kryeministrit Rama se kreu i opozitës është i lidhur me zinxhirët e Berishës dhe Metës.
Basha iu përgjigj: Ai është i lidhur me zinxhirët e krimit. Tani që po i vjen fundi vjell vrerë. Alternativa ime është e shpresës, ndryshimit. Është alternativa e fitores”.
I pyetur nëse do të ketë një koalicion PS-PD, Basha e mohoi në mënyrë kategorike. “Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do bëjnë në një shoqëri normale. Edi Rama do të largohet PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin.
Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka varfëruar. Edhe këto ditë të fundit ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët. E patë çfarë ndodhi në Elbasan. Nuk hyn në qytet pa bandat.
Festat janë të qytetarëve. Ekipi ynë është i fitores. Janë njerëz me integritet të jashtëzakonshëm. Është i kompletuar. Njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësit. ” – tha Basha.
Dy ditë më parë, simpatizantët PS-PD u përplasën fizikisht në Elbasan. Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, denoncoi me foto dhe me emër personat me precedent penal, të cilët i quajti banditë dhe eskortë e Ramës, që shkaktuan përplasje mes palëve.