• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Reja: Nuk firmos për barazim ndaj Anglisë, ju tregoj prurjet e reja në Kombëtare

20:51 : 15/03/2021
në SPORT

Edi Reja nuk firmos për barazimin ndaj Anglisë në ndeshjen e muajit mars. Edhe pse trajneri i përfaqësueses shqiptare mendon se çdo rezultat pozitiv ndaj skuadrave më të forta në grup është i mirë, ai beson se nuk do të pranonte që tani barazimin, pasi ekipi duhet të thotë fjalën e vet në fushë e të tentojë të marr maksimumin.

Pak ditë para shpalljes së listës së kombëtares, Reja ka konfirmuar afrimet e Kamberit dhe Bajramit si risitë në të, ndërsa pret përgjigje nga disa lojtarë që janë apo kanë qenë të dëmtuar dhe po riaftësohen. Në ”SuperSport” ai foli për ecurinë e Kombëtares, çfarë pritet prej saj në këtë edicion dhe se çfarë parashikon ai personalisht nga kuqezinjtë.

Si kanë qenë këto muaj pa futboll, pasi kombëtarja nuk grumbullohet që prej nëntorit?
Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me lojtarët dhe kemi komunikuar shpesh, sidomos me ata që flasin italisht. Kemi vëzhguar ecurinë e tyre dhe të gjithë mezi presim të grumbullohemi e të bëjmë mirë me kombëtaren.

Dëmtimet e lojtarëve kuqezi-  Për fat të keq dëmtimet na kanë hapur punë shpesh, pasi edhe këtë herë Abrashi ka problem. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ka bërë mirë sa herë që ka luajtur, por nuk luan prej kohësh për shkak të një dëmtimi. Gjasula është rikthyer të stërvitet me skuadrën dhe më ka garantuar që ndihet mirë, ndaj do ta thërras për të parë nëse mund të luajë nga fillimi apo jo. Kemi shumë nevojë për të, pasi në mungesë të Abrashit, nuk kemi lojtar tjetër me ato tipare para mbrojtjes.

Prurjet e reja në Kombëtare- Një prej tyre do të jetë Florian Kamberi, që është grumbulluar edhe herë të tjera, por nuk ka pasur mundësinë të luajë. Tani ai po bën shumë mirë në klubin e tij dhe kemi vendosur ta thërrasim për ndeshjet e radhës. Një emër tjetër që ka bërë shumë mirë këtë sezon, është edhe Nedim Bajrami i Empolit. Kam folur shpesh me të dhe kam bërë punë bindëse që të zgjedhë Shqipërinë. Ai tashmë ka dhënë miratimin për të veshur fanellën kuqezi dhe është në pritje të pasaportës. Shpresoj ta marrë që ta kemi për këto tre ndeshje, pasi ka shumë pjekuri, pavarësisht moshës shumë të re.

Lexo edhe:

“Me Gerrard u ndamë keq”,Grezda: Superiorja nuk më tërheq, ja çfarë ndodhi me Rejan!

Reja ia faturon dështimin Panuccit: Gjeta një skuadër pa kokë dhe pa bisht!

Objektivi i Shqipërisë në këtë edicion- Detyra jonë është që të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin ndaj Andorrës dhe San Marinos. Me gjithë respektin, këto janë kundërshtarë më poshtë nesh dhe duhet të marrim maksimumin. Sa i përket ndeshjes me Anglinë, edhe aty do të luajmë për tre pikë, por është një sfidë, e vështirë. Megjithatë unë nuk do të firmosja për barazim, pasi ndeshja si fillim duhet luajtur dhe ne jemi gati të bëjmë maksimumin ndaj tyre.

Ndërkohë që prisni radhën për vaksinim në Itali, mund ta bëni vaksinën edhe në “Air Albania”, ku ka nisur ky proces tashmë…
Do pranoja ta bëja menjëherë, pasi kështu do të ndihesha më i sigurt e më i mbrojtur Në Itali më vjen radha në muajin maj, ndaj nuk do të ishte keq ta bëja më herët.

Është një grup i vështirë, pasi vetëm Andorra dhe San Marino janë më të dobëta se ne. Hungaria po kalon një moment shumë të mirë, ashtu si Polonia e Anglia, që kanë vlera shumë të mëdha, Megjithatë ndeshjet luhen në fushë dhe unë mezi pres të shoh a kemi bërë hapa të tjerë përpara në rrugëtimin tonë.

Etiketa: Reja

Lajme të lidhura

SPORT

“Me Gerrard u ndamë keq”,Grezda: Superiorja nuk më tërheq, ja çfarë ndodhi me Rejan!

17:44 : 21/02/2023
SPORT

Reja ia faturon dështimin Panuccit: Gjeta një skuadër pa kokë dhe pa bisht!

22:03 : 09/01/2023
SPORT

Reja i jep lamtumirën Shqipërisë: Botërori pengu i madh,kam një mesazh për Sylvinhon

18:08 : 09/01/2023
SPORT

Lamtumirë 3-5-2 e dështuar e Rejës, ja si luan Shqipëria me Sylvinhon

21:37 : 07/01/2023
LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Marrin fund dilemat, ja cili është pasuesi i Edi Rejës te Shqipëria

19:29 : 29/12/2022
SPORT

Kreu i FSHF, Duka: Me Panuccin gabova, ja pse u shkarkua Edi Reja

17:09 : 27/12/2022
Para

Basha pas takimeve në Vorë dhe Kamëz: Të bashkuar për të sjellë ndryshimin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com