Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër kandidat për deputet që do jetë në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ai është Lavdërim Gashi, i cili ka jetuar në Britani dhe një emër i panjohur deri më tani në politikën shqiptare.
Lavdërim Gashi tregoi se është nga Dibra dhe është larguar në vitin 1994 në Londër.
Gashi tregoi se është diplomuar si inxhinier kimist, por në Lodrër ka punuar si drejtuesi i politikave të planifikimit urban dhe strehimit.
Gashi i thuri lavde ‘punëve’ që sipas tij, ka bërë qeveria Rama në vitet e fundit.